1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë pret Prishtina nga bisedimet Bush- Putin

Bekim Shehu2 Korrik 2007

Udhëheqësit politik kosovarë nuk presin që takimi Bush-Putin, t’i japë ndonjë formë përfundimtare procesit të statusit të Kosovës. Skena politike kosovare është pajtuar me shtyrjen e zgjidhjes edhe për disa muaj

https://p.dw.com/p/BAwZ
Kamp i KFOR-it në PrishtinëFotografi: DW/Sand


Udhëheqësit politik kosovarë, thonë se takimi ndërmjet dy presidentëve atij amerikan Goerge Bush dhe atij rus Vladimir Putin mund të sjellë një shtendosje të marrëdhënieve SHBA-rusi për çështjen e Kosovës por jo dakordim të plotë ndërmjet dy vendeve. Në këtë linjë ata nuk presin që ky takim t’i japë formë përfundimtare procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës, por besojnë në qëndrimin e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, takimin Bush-Putin në të cilin do të bisedohet edhe për Kosovën e cilëson një takim të shumëpritur, megjithatë nuk komenton pritjet e Kosovës nga ky takim.

Ndërkohë, analistët kosovarë thonë se pala ruse deri tash ka qenë shumë e vendosur sa i përket çështjes së Kosovës dhe në këtë linjë ata nuk presin shumë nga takimi Bush Putin.

Sidoqoftë, skena politike kosovare tashmë është pajtuar me vendimin ndërkombëtar për shtyrje të zgjidhjes së statusit të Kosovës edhe për disa muaj. Mirëpo, ata kërkojnë një datë të saktë të pavarësimit të Kosovës. Pikërisht këtë kërkesë ata e bazojnë në qëndrimin amerikan të cilët thonë se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, mirëpo vetëm po kërkojnë që kjo të arrihet me një koncensus ndërkombëtar në një kohë më të përshtatshme.