Çmimi Nobel për Letërsi për koreanojugoren Han Kang
11 Tetor 202453-vjeçarja Han Kang u përzgjodh për t'u nderuar me çmimin letrar më prestigjioz në botë "për prozën e saj intensive poetike që nxjerr në pah traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore", tha Sekretari i Përhershëm i Akademisë suedze, Mats Malm, në njoftimin e pritur me shumë interes.
Kjo është hera e parë që Çmimi Nobel për Letërsishkon në Korenë e Jugut. Autorja hedh dritë mbi "lidhjen mes trupit dhe shpirtit, të gjallëve dhe të vdekurve”, dhe me "stilin e saj eksperimental” është novatore e prozës bashkëkohore, vlerësuan anëtarët e Akademisë Suedeze.
Debutim i suksesshëm në prozë
Han Kang Han Kang është vajza e shkrimtarit Han Seung-Won dhe është lindur në Gwangju në vitin 1970, por që nga mosha njëmbëdhjetë vjeçare është rritur në Seul. Ajo studioi letërsi koreane në Universitetin Yonsej në Seul dhe u diplomua atje në vitin 1993. Debutimet e saj me poezi u botuan në revistën "Letërsia dhe shoqëria", por ajo u bë e njohur si prozatore.
Puna si gazetare
Han Kang ka punuar gjithashtu si gazetare për revistat "Water of the Deep Source", "Journal of Publications" dhe "Burimi" Romani i saj debutues "Vegjetariania" (2007) u bë film në vitin 2010. Romani i shkurtër "Baby Buddha" shërbeu si bazë për filmin "Scar". Han aktualisht jep lëndën Shkrim Krijues në Institutin e Arteve të Seulit.
Vegjetariania
Në vitin 2016, ajo mori çmimin prestigjioz "Man Booker International" për romanin e saj "Vegjetariania" së bashku me përkthyesen e saj në anglisht, Deborah Smith.
Romani tregon historinë e shtëpiakes koreano-jugore Yeong-hye, e cila një ditë vendosi të hajë vetëm ushqim vegjetarian. Ajo i hoqi të gjitha produktet shtazore nga shtëpia. Rebelimi i saj pasiv merr përmasa gjithnjë e më groteske teksa ajo fillon të ekspozohet në publik dhe ëndërron një jetë si bimë, duke u përballur me moskuptim dhe rezistencë nga familja e saj.