12 të vrarë si rezultat i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës
28 Qershor 2007Reklamë
Prej sulmeve izraelite janë vrarë në Rripin e Gazës të paktën dymbëdhjetë palestinezë, mes tyre edhe civilë. Vetëm një ditë pas këshillimeve të të ashtuquajturit kuartet i Lindjes së Afërme janë shënuar luftimet më të ashpra që prej marrjes së territorit nga Hamasi radikal, islamik. Të shoqëruara nga tanke trupat izraelite përparuan nga veriu dhe jugu i Rripit të Gazës dhe kryen shkëmbime të ashpra zjarri me palestinezë të armatosur. Në kundërpërgjigje u lëshuan shumë raketa në drejtim të Izraelit, por ato nuk shkaktuan dëme.