1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

12 viktima pas stuhive të motit në Itali

4 Nëntor 2018

Ka ditë që Italia është përfshirë nga rrebeshe e stuhitë. Vetëm në Palermo natën e së dielës (04.11), u nxorrën 9 viktima nga një shtëpi. Banorët ishin gjetur në befasi nga ujërat.

https://p.dw.com/p/37dEg
Italien Unwetter Sturm Flut
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. März

Në natën e së dielës (04.11.) në një „ndërhyrje dramatike", zhytësit nxorrën nëntë kufoma nga një shtëpi e përmbytur në ishull, bëri të ditur qendra e zjarrfikësve në twitter- Fatkeqësia ndodhi në afërsi të Palermos, në Casteldaccia. Niveli i lumit u rrit me shpejtësi pas shirave të rrëmbyer, siç kanë njoftuar mediat italiane. Ndër viktimat ishin edhe dy fëmijë dhe një 15 vjeçare. „Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur", tha kryetari i bashkisë së Casteldaccias, Giovvani di Giancinto, për agjencinë italiane të lajmeve, ANSA.

Italien Unwetter
Fotografi: Getty Images/AFP/M. Medina

„Pamje apokaliptike"

Ndërsa në provincën Agrigent humbën jetën dy italianë që jetonin në Gjermani. Edhe një person tjetër u nxorr i vdekur nga makina e tij, bënë të ditur forcat e shpëtimit.

E gjithë Italia vuan, u shpreh kreu i emergjencës civile italiane, Angelo Borrelo. Por situata më dramatike është në Venecia. „Shohim skena apokaliptike", tha Borelli.

Italien Unwetter Sturm Flut
Fotografi: Getty Images/M. Bertorello

Era me shpejtësi 180 km në orë ka shkretuar pyjet, edhe rrugët janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave. Në shumë rajone mungon drita dhe uji. Të dielën ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini viziton rajonin e Venecias.

la/se (dpa, afp, ANSA)