1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

200 mijë fëmijë janë trafikuar nga Shqipëria

Ani Ruci / Tiranë 3 Tetor 2008

Në Shqipëri funksionin një koalicion organizatash të shoqërisë civile si edhe organizata te ngjashme nga vendet e BE që bashkëpunojnë me programe të qeverisë për të luftuar trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve.

https://p.dw.com/p/FTb8
Fëmijë shqiptarë në Greqi- Terres des Hommes
Fëmijë shqiptarë në Greqi- Terres des HommesFotografi: AP

Qeveria dhe shoqëria civile në Shqipëri e kanë humbur betejën e rradhës në luftën kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve.Tryeza e rrumbullakët kombëtare e koalicionit "Bashkë kundër trafikimit të fëmijëvë", e sapozhvilluar në Tiranë, publikoi shifra tronditëse për vitin 2007: 200 mijë fëmijë të trafikuar nga Shqipëria. Por situata duket të jetë edhe më alarmante "Jam i sigurt, se shifrat zyrtare janë larg shifrave reale, tha kryeministri Berisha, i pranishëm në këtë këtë tryezë. Në këtë çështje, vazhdoi ai, cilësimet burokratike, zyrtare të fenomenit janë të ngushta dhe nuk përfshijnë të gjithë spektrin e problemit".

Fëmijë shqiptarë në Greqi- Fotografi eTerres des Hommes
Fëmijë shqiptarë në Greqi- Fotografi eTerres des HommesFotografi: TdH



Për të mos humbur betejat e tjera në këtë luftë Qeveria e Tiranës ka përgatitur "Strategjinë Kombëtare mbi Luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore", e cila përfshin periudhën 2008- 2010, e cila parashikon dënime më të repta se deri më sot ndaj trafikantëve të fëmijëve.

Gjithsesi situata në Shqipëri për fëmijët, pjesën më të pambrojtur të shoqërisë dhe njëherazi të ardhmen e saj, paraqitet edhe më problematike po të ndalesh tek shfrytëzimi i fëmijëve të mitur. Në rrugët e Tiranës, të qyteteve kryesore të vendit, pranë semaforëve ka qindra fënijë, shumica romë, që kanë braktisur shkollën, që lypin apo që kërkojnë të fitojnë të holla duke larë xhamat e makinave, me jetë të rrezikuara nga trafiku i automjeteve.. Pas tyre janë tutorët. Koha e tmerrshme e Oliver Twistëve, personazhit simbol të shfrytëzimit të fëmijëve, krijuar nga Çarls Dikens, për fat të keq në Shqipëri nuk ka mbetur në faqet e romanit apo në shekujt e shkuar.

Duke pranuar këtë fenomen kryeministri Berisha premtoi se qeveria e tij do të ndryshojë situatën: "Fëmijët që lypin në rrugë janë një gisht drejtuar qeverisë, drejtuar shtetit. Shqipëria nuk është një vend i pasur por ajo mund t´i garantojë çdo fëmije ushqim, veshje, shkollë pavarësisht cili është dhe ku ndodhet," tha kryeministri Berisha.