1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

5 vjet nga kriza e refugjatëve: Çfarë është arritur?

24 Gusht 2020

Para 5 vjetësh, kancelarja Angela Merkel tha fjalinë e famshme “Ne ia dalim mbanë”. Në vitin 2015 erdhën brenda pak muajsh qindra mijëra emigrantë në Gjermani. Një vështrim pas dhe një bilanc i ndërmjetëm.

https://p.dw.com/p/3hMZs
Ankunft von Flüchtlingen am Bahnhof München
Refugjatë që mbërrinin në stacionin e trenit në Mynih me foto të kancelares MerkelFotografi: picture-alliance/dpa/S. Hoppe

Asnjë fjali tjetër nuk e ka vulosur kaq shumë epokën e Merkelit si kancelare sa fjalia "Ne ia dalim mbanë.” Ajo do duhej të krijonte besim për një detyrë të madhe, të marrë madje vetë përsipër. Brenda pak javësh erdhën në Gjermani përmes itinerarit të Ballkanit dhjetëra mijëra refugjatë. Shumë kishin qëndruar më parë në Hungari. Pjesa më e madhe vinin nga Siria, Afrika Veriore, Iraku, Afganistani. Merkel lejoi hyrjen në Gjermani, edhe pse në të vërtetë ishin vende të tjera të BE përgjegjëse për ta: pretendimi për azilin do të provohej më vonë.

Në fund u bënë gati 1 milionë vetë, që vetëm në vitin 2015 kërkuan azil në Gjermani. Ministri i Punëve të Brendshme asokohe, Thomas de Maizière bëri të ditur në gusht të këtij viti në televizionin ARD, se ka pasur "momente të humbjes së kontrollit”. Pasuesi i tij, kryeministri bavarez, Horst Seehofer, CSU, e cilësoi situatën e vitit 2015 njëherë si "sundim të mungesës së ligjit.”

Flüchtlinge Grenze Serbien Kroatien
Tetor 2015 -refugjatë në kufirin Serbi-KroaciFotografi: Getty Images/J. Mitchell

Parë në retrospektivë, opinionet e partive politike rivale janë të ndryshme. Politikanja e Gjelbër, Irene Mihalic mendon se „ishte gjëja e duhur, që kancelarja atëherë nuk i mbylli kufijtë. Alternativa për këtë do të ishin rrethana kaotike në zemër të Europës, me një potenciak konflikti të paparashikueshëm.” Politikani i SPD-së për politikën e brendshme, Lars Castellucci e kufizon miratimin e tij: "E gabuar ishte, që partnerët tanë europianë nuk u tërhoqën sa duhet në këtë gjë, kjo na sjell edhe sot probleme.”

Kurse Gottfried Curio nga partia AfD thotë: „Realiste dhe me përgjegjshmëri do të kishte qenë, t'i përmbaheshim ligjit dhe të drejtës...nëse njerëzit që në fillim do të ishin kthyer, atëherë shumë më pak vetë do të kishin marrë rrugën dhe shumë më pak do të kishin humbur jetën në Mesdhe.”

Miratim dhe skepticizëm

Merkel me fjalinë e saj "Ne ia dalim mbanë” preku shumë vetë. Jashtë Gjermanisë pati miratim të madh. "New York Times" shkroi në 5 shtator 2015, se Gjermania "u ka ofruar dorën” refugjatëve. Televizioni Al-Xhazira raportoi, se "Gjermania ka hapur dyert dhe kufijtë, për të gjithë ata që kërkojnë shpëtim dhe një vend të sigurtë.”

Europa Symbolbild Flüchtlingsboot auf dem Mittelmeer
Fotografi: picture-alliance/Photoshot/M. Lolos

Kurse skeptikët që në fillim ishin të mendimit, se Gjermania po e ekzagjeron jashtë mase. Ata pyesnin, se cilat janë gjërat që duhet t'ia dalim mbanë konkretisht, dhe nëse Gjermania duhet të ndjehet përgjegjëse për kaq shumë njerëz nga kultura të tjera. Asnjë fjali tjetër nuk e ndau kaq shumë Gjermanisë si fjalia "Ne ia dalim mbanë.”

Politikani socialidemokrat, Castellucci, partia e të cilit, si partner më i vogël në koalicion e mbështeti politikën e Merkelit, thotë se mungoi një deklaratë e kancelares. "Ajo duhej…detyrimisht të thoshte, se si mund t'ia dalim mbanë dhe se çfarë duhet arritur. Për këtë duhej të zhvilloheshin diskutime në shoqëri. Kjo do të na kishte shpëtuar nga papajtueshmëria, me të cilën qëndrojnë përballë përkrahësit dhe kundërshtarët e politikës sonë dhe nga ajo që populistët të mos përfitonin.”

2015 „nuk përsëritet"

Demonstration gegen Asylpolitik
Demonstrata kundër politikës së refugjatëve të ndjekur nga kancelarja Merkel, tetor 2015Fotografi: picture-alliance/dpa

Kultura e mirëseardhjes që propagandoi Merkel mori fund më së voni në Natën e Vitit të Ri 2015/2016, në stacionin e trenit në Köln ku migrantët ngacmuan seksualisht shumë vajza. Që më parë kishte pasur sulme ndaj strehimoreve të refugjatëve me motiv urrejtjen ndaj të huajve. Politikisht nga pakënaqësia përfitoi partia kundër azilit, AfD. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 kjo parti u bë partia më e fortë opozitare.

Merkel e ka mbrojtur vendimin që mori, por në dhjetor 2016 në një kongres të partisë CDU deklaroi, se një situatë si ajo e verës 2015 „nuk mund, nuk duhet e nuk do lejohet të përsëritet më." Politika gjermane e azilit u ashpërsua. Shifrat e azilkërkuesve ranë, edhe sepse shumë vende përgjatë itinerarit të Ballkanit mbyllën kufijtë.

Si qëndron puna me integrimin?

Po sot si qëndron puna me integrimin e të ardhurve? Në punësim migrantët qëndrojnë dukshëm më poshtë se mesatarja e popullsisë gjermane. Vetëm afër gjysma e atyre që kanë ardhur në Gjermani nga viti 2013, janë në marrëdhënie të rregullta pune, sipas një studimi të Institutit për Studime të Punësimit dhe Profesionit në vitin 2020. Trendi pozitiv i përgjithshëm u rrënua pjesërisht edhe nga pandemia e Coronës, sepse shumë refugjatë po humbasin vendin e punës, thuhet në studim.

Deutschland - Bundespressekonferenz mit Dr. Thomas de Maiziere zu den aktuellen Fluechtlingszahlen
Thomas de Maiziere, në vitin 2015 ministër i Punëve të BrendshmeFotografi: picture-alliance/CITYPRESS24/Krick

Në çështjen e kriminalitetit – një indikator tjetër për integrimin- se migrantët në një « Raport të kriminalitetit në sfondin e imigrimit » të Zyrës Federale të Kriminalistikës bien më shumë në sy në rastet e vrasjeve, goditjes me pasojë vdekjen, lëndime të rënda trupore, dhe përdhunim », kjo edhe sepse mes migrantëve gjenden më shumë djem e burra të rinj, që shpesh bien në sy në statistika për vepra të tilla penale. Problematike është po ashtu, se shteti rrallë ia del të kthejë azilkërkuesit në vendet origjinë.

Për politikanin e CDU-së për çështjet e brendshme, Patrick Sensburg është e rëndësishme të bëhet dallimi. « Mbrojtja e refugjatëve për mua është në radhë të parë një « mbrojtje e kufizuar në kohë ». Kush dëshiron të vijë këtu për të jetuar e punuar për një kohë të gjatë, për të duhet të ketë rrugë të tjera të hapura, nëse ka kualifikim dhe pranon vlerat tona. »

Ka ende shumë për të bërë që t'ia dalim mbanë

Shoqëria gjermane është deri më sot e përçarë në politikën e migracionit. Afër 60% e gjermanëve besojnë, se ky vend mund të përballojë refugjatët, 40% mendojnë të kundërtën. Politilogu, Herfired Münkler ka thënë, se në vitin 2015 « doli në pah një linjë ndarëse në shoqërinë gjermane » dhe politika u radikalizua. « Fuqia e mesit politik, si e njihnim më parë, mori fund. »

A ia ka dalë Gjermania mbanë 5 vjet pas fjalisë së famshme të Merkelit? Ish-ministri i Punëve të Brendshme, de Maizière thotë megjithatë se "ne kemi arritur shumë”. Kurse kolegu nga partia e tij, CDU, Patrick Sensburg thotë se Gjermania "krizën e refugjatëve 2015 megjithatë në përgjithësi e ka menaxhuar mirë.” Irene Mihalic e Të Gjelbërve arrin në përfundimin se „integrimi nuk arrihet sot me nesër, dhe ne do kemi shumë për të bërë në këtë drejtim në të gjitha nivelet.” Mihalic e shikon këtë sfidë edhe si shans për tregun e punës, por edhe zhvillimin demografik.

Deutschland, Chemnitz: Symbolbild AFD und der Verfassungsschutz
AfD dhe lëvizja kundër të huajve, Pegida zhvillojnë në Chemnitz një marsh protesteFotografi: picture-alliance/dpa/R. Hirschberger

Edhe studimet e Institutit Gjermani për Ekonominë, DIW arrijnë konkluzione të tilla. Gjermania është në rrugën për t'ia dalë mbanë, por duhet ende shumë punë, si nga të ardhurit edhe nga shoqëria pritëse.

 

Hasselbach Christoph Kommentarbild App
Christoph Hasselbach Analist, korrespondent dhe komentues i politikave ndërkombëtare