1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

62 ushtarë të Bundeswehr largohen për ekstremizëm të djathtë

4 Dhjetor 2024

Ata patën bërë komente raciste ose ekstremiste të djathta ndaj shokëve ose kishin deklaruar se ishin "qytetarë të Rajhut": 62 ushtarë i larguan nga Bundeswehri vitin e kaluar për shkak të ekstremizmit të djathtë.

https://p.dw.com/p/4nkM0
Rekrutë të Bundeswehrit në stërvitje me mitroloz te lehte
Rekrutë të Bundeswehrit në stërvitjeFotografi: Thomas Koehler/photothek/picture alliance

Vitin e kaluar, Forcat e Armatosura Gjermane, Bundeswehri shkarkuan 62 ushtarë për shkak të tendencave të tyre ekstremiste të djathta. Kjo rezulton nga përgjigja e Ministrisë Federale të Mbrojtjes ndaj një interpelance të vogël të grupit të partisë E Majta në Bundestag, cituar nga Redaktionsnetzwerk Deutschland. Sipas këtij dokumenti, bëhet fjalë për 41 grada te trupat, njëmbëdhjetë nënoficerë dhe dhjetë oficerë.

Përveç kësaj, gjithsej 94 kandidatë u refuzuan në vitin 2023 në procedurën e përzgjedhjes për shkak të "dyshimeve për besnikëri ndaj Kushtetutës", tha ministria.

Në një tabelë, Ministria gjermane e Mbrojtjes rendit gjithashtu 205 raportime për incidente tëekstremit të djathtë, raciste ose antisemitike, për të cilat instancat e Bundeswehr-it u njoftuan në vitin 2023. Incidentet përshkruhen atje shkurtimisht. Disa ushtarë i patën larguar pasi kishin bërë komente raciste ose të ekstremit të djathtë kundër ushtarëve të tjerë, siç shkruan RND. Në raste të tjera, për shembull, kishte pasur deklarata publike p.sh. në mbështetje të lëvizjes Qytetarët e Rajhut. Nuk është regjistruar nëse procedurat për largimin nga forcat e armatosura kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me identifikimin e një rreziku sigurie

Ushtar i Bundeswehrit me duart pas
Ushtar i BundeswehritFotografi: picture alliance/dpa

"Presioni për të vepruar mbetet i lartë.”

"Pasqyra e rasteve të krijon përshtypjen se problemi i qëndrimeve ekstreme të djathta, raciste dhe antisemite merret seriozisht në forcat e armatosura gjermane,” i tha RND deputetja e krahut të majtë Martina Renner. Megjithatë, presioni për të vepruar mbetet i lartë. "Numri i aplikuesve të refuzuar që gjatë procedurës së rekrutimit mbetet pothuajse i pandryshuar. Për më tepër, me sa duket jo të gjithë ushtarët që mendohet se paraqesin rrezik largohen nga trupa," tha Renner. "Është e rëndësishme të përballemi me rrezikun e paraqitur nga ekstremistët e krahut të djathtë të stërvitur ushtarakisht edhe në të ardhmen.”

Më shumë se 180.000 vetë janë aktualisht personel ushtarak i Bundeswehr-it. Kësaj shifre i shtohen më shumë se 80.000 persona personel civil.