1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

65 vjetori i përfundimit të LDB & Joe Biden para Parlamentit Europian& Liria e shtypit në Kroaci

7 Maj 2010
https://p.dw.com/p/NIyh

65 vjet më parë përfundoi Lufta e Dytë Botërore me kapitullimin e vehrmaht-it gjerman. Një ditë me rëndësi historike për botën. Daniel Scheschkewitz informon:

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden mbajti të enjten më 6 maj një fjalim para Parlamentit Evropian. Në temat e fjalimit të tij bënin pjesë marrëdhëniet transatlantike, kriza greke dhe marrëveshja e SWIFT për vlerësimin e të dhënave bankare. Christoph Hasselbach

Kur flitet për temën e lirisë së shtypit në Kroaci, vëzhguesve të këtij vendi u vete mendja automatikisht tek atentati ndaj botuesit të gazetës Ivo Pukanic, pronarit të revistës "Nacional". Më 24 tetor 2008, Pukanicin e vranë me një bombë të fshehur nën veturën e tij. Vëzhguesit e shohin lirinë e shtypit në Kroaci në një gjendje të keqe. Tatjana Mautner informon:

Autorë: Schschkewitz, Hasselabch, Mautner

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi