1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

12 Maj 2024

Gjermania po shqyrton futjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Si paraqitet gjendja në vende të tjetra të Evropës?

https://p.dw.com/p/4fhQK
Rekrutët gjermanë
Rekrutët gjermanëFotografi: Christophe Gateau/dpa/picture alliance

Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CDU) votoi në kuvendin e partisë së saj në fillim të javës që të kërkojë rikthimin gradual të shërbimit të detyrueshëm ushtarakGjermani. Nëse ndodh kjo të rinjtë duhet të angazhohen për të shërbyer në ushtri ose në sektorin social për një periudhë të caktuar kohore, gjë që ishte hequr në vitin 2011.

I ashtuquajturi vit social mund të zhvillohet si në Bundeswehr ashtu edhe në institucionet sociale. Derisa të zbatohet përfundimisht ky vendim, CDU propozon një "rekrutim kontigjentesh” në përshtatje me nevojat e personelit të Bundeswehr-it. Për shkak të një Rusie gjithnjë e më agresive dhe mungesës së personelit në Bundeswehr, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius duhet të marrë një vendim për rifutjen e një forme të rekrutimit.

Suedia - model për Gjermaninë?

CDU miratoi kërkesën për ushtri me detyrim
CDU miratoi kërkesën për ushtri me detyrimFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Pistorius aktualisht është duke testuar modele të ndryshme, duke përfshirë modelin suedez. Suediae pezulloi shërbimin ushtarak në vitin 2010, por e rifuti atë shtatë vjet më vonë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Që atëherë, të gjithë 18-vjeçarët duhet të aplikojnë dhe të plotësojnë formularin e duhur online. Disa prej tyre janë ftuar për një ekzaminim mjekësor. Por në fund, vetëm rreth pesë deri në dhjetë për qind të burrave dhe grave të paraqitur, përfundojnë vërtet në shërbim ushtarak. Rekrutohen vetëm ata që janë gati të dalin vullnetarë për shërbimin ushtarak.

Prandaj, vetë shërbimi ushtarak është de facto vullnetar. Në fund të vitit 2023, shteti vendosi gjithashtu të rifusë punën e detyrueshme për të mirën e përbashkët, për shembull në shërbimet e urgjencës. Ministri i Mbrojtjes Pistorius tha se modeli suedez është "veçanërisht i përshtatshëm" për nevojat gjermane.

Danimarka dhe Norvegjia - gratë në të ardhmen edhe në ushtri

Danimarkëekziston edhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak nga mosha 18 vjeçare, por deri tani vetëm për meshkujt. Gratë duhet të rekrutohen nga viti 2026. Edhe  mandati bazë ushtarak do të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj. Ngjashëm me Suedinë, aktualisht është ftuar vetëm një pjesë e një grupmoshe, sepse po vijnë mjaft vullnetarë.

Në Norvegji, që nga viti 2016, si burrat ashtu edhe gratë duhet të paraqiten për regjistrim, ku vlerësohet nga ana mjekësore përshtatshmëria e tyre për ushtrinë. Por edhe në këtë vend skandinav, në fund të fundit, vetëm një pjesë e atyre që regjistrohen thirren vërtet në ushtri. Për shkak të përzgjedhjes rigoroze, shërbimi ushtarak konsiderohet po aq i vlefshëm sa edhe kualifikimet e tjera të arsimit të lartë.

Austri - një episod i shkurtër

Rekrutët në Gjermani
Rekrutët në GjermaniFotografi: Matthias Balk/dpa/picture alliance

Pavarësisht shumë argumenteve, Austria nuk hoqi dorë kurrë nga shërbimi ushtarak. Burrat nga mosha 18 deri në 35 vjeç thirren në forcat e armatosura vetëm për gjashtë muaj në shërbimin bazë ushtarak, me kusht që paraprakisht të jenë të aftë. Ata që nuk duan të shkojnë në ushtri për shkak të ndërgjegjes së tyre, mund të bëjnë nëntë muaj shërbim sociale. Gratë mund shkojnë si vullnetare në ushtri.

Kroacia

Në Kroaci, shërbimi ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe u fut shërbimi vullnetar. Megjithatë, për shkak të rënies së pjesëmarrjes, prej disa kohësh po diskutohet me zë të lartë mundësia e rikthimit të një lloj shërbimi ushtarak.

Letonia – rekrutimi i ri për shkak të agresionit rus

Letonia gjithashtu rifuti shërbimin e detyrueshëm ushtarak vitin e kaluar. Ndërsa nga ky vit do të rekrutohen të gjithë meshkujt e moshës 18 deri në 27 vjeç. Shërbimi është planifikuar të zgjasë njëmbëdhjetë muaj. Gratë mund të zgjedhin të marrin pjesë vullnetarisht në trajnim. Nga viti 2028 e tutje, 7.500 burra do të ftohen çdo vit. Sipas NATO-s, kjo përafërsisht korrespondon me numrin e ushtarëve profesionistë në vend.

Shërbimi zëvendësues është i mundur dhe mund të kryhet në një nga objektet që janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Ky vend baltik ka rikthyer shërbimin ushtarak për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ajo është një nga tre vendet e NATO-s në kufi me Rusinë. Dy të tjerat, Estonia dhe Finlanda, nuk e hoqën kurrë rekrutimin.

Ukraina dhe Lituania - rekrutimi pas aneksimit të Krimesë

Ushtarët letonezë në stërvitjet e NATO-s
Ushtarët letonezë në stërvitjet e NATO-sFotografi: Paulius Peleckis/Getty Images

Ukraina rifuti rekrutimin menjëherë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Ai vlen për të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri në 26 vjeç. Përveç kësaj, pas sulmit rus në shkurt 2022, qeveria ukrainase miratoi një ligj sipas të cilit mund të mobilizohen të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç.

Lituania gjithashtu reagoi shpejt dhe rifuti rekrutimin në vitin 2015, pasi ai u hoq disa vite më parë. Rreth 3.500 qytetarë do të mobilizohen çdo vit.

Greqi - shërbimi civil zgjat dy herë më shumë

Në Greqi, të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 45 vjeç janë të detyruar të shërbejnë në ushtri. Shërbimi në të gjitha degët e Forcave të Armatosura zgjat dymbëdhjetë muaj. Ka përjashtime në varësi të vendndodhjes dhe njësisë. Shërbimi më i shkurtër i referohet, për shembull, operacioneve kufitare ose me njësi speciale si parashutistët ose zhytësit. Rekrutët nga familjet e mëdha shërbejnë gjithashtu një afat më të shkurtër.

Rekrutët në Lituani
Rekrutët në LituaniFotografi: Alfredas Pliadis/Verteidigungsministerium Litauen/picture alliance / dpa

Një alternativë është shërbimi në komunitet, por kjo formë shërbimi zgjat dy herë më shumë. Në të ardhmen do të ketë edhe shërbim vullnetar ushtarak për gratë. Shërbimi bazë me armë u zgjat vetëm në vitin 2021. Arsyeja është mosmarrëveshja e kahershme me Turqinë, si dhe lindshmëria e ulët.

Turqia - nëse keni para, shërbeni më pak kohë

Turqia ka një veçori: rekrutët mund të shkurtojnë kohën e tyre në ushtri me katër javë për një tarifë prej rreth 5.000 euro. Në të kaluarën ishin të mundshme edhe afate më të gjata, të cilat mund të anuloheshin me një tarifë. Në përgjithësi, shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet për të gjithë meshkujt nga mosha 20 deri në 41 vjeç dhe zgjat të paktën gjashtë muaj. Kush i shmanget shërbimit merr gjobë ose shkon në burg. Në Turqi nuk ka të drejtë askush të refuzojë shërbimin ushtarak.

Stephanie Höppner Redaktore dhe autore për platformën gjermanisht të dw.com