1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do të jetë Letonia parajsa e re e taksave në Eurozonë?

Ģederts Ģelzis/Amarildo Topi20 Korrik 2013

Letonia është duke bërë përgatitjet fundit për t’iu bashkuar familjes së Euros në Janar të vitit 2014. Edhe pse ky vend ka plotësuar të gjitha kriteret e Mastrihtit, disa e kanë quajtuar edhe ‘Qiproja e re’.

https://p.dw.com/p/19Awz
Fotografi: Fotolia/selensergen

Letonia ka ngjashmëri jo vetëm sa i përket taksave, por edhe në disa aspekte të tjera. Bregdeti në qytetin e Jurmalas është kthyer një ‘koloni' ruse, ku biznesmenë të pasur kalojnë atje pushimet verore. Prej 12 vitesh në këtë qytet zhvillohet festivali “New Wave” (Dallga e re), me këngëtarë nga Rusia dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 2010 parlamenti miratoi një ligj i cili bën të mundur që jo rezidentët në këtë vend të kenë mundësi të blejnë një pronë që vlen më shumë se 140 mijë Euro dhe si shpërblim do tu jepet edhe një leje qëndrimi 5 vjeçare në Letoni dhe BE. Që prej momentit kur ky ligj u miratua, jo rezidentët kanë investuar më shumë se 377 milion euro në tregun imobiliar.

Sonnenband in Lettland
Qyteti i Jurmalasë në LetoniFotografi: liveriga.com

Në gjurmët e Qipros?

Shumë ndryshime ndodhën edhe këtë vit. Që prej Janarit të vitit 2013, tatimi mbi të ardhurat në Letoni është lehtësuar shumë për kompanitë e mëdha, çka e bën mjaft atraktive. Sven Giegold, poltikan gjerman dhe deputet në Parlamentin Europian, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Der Spiegel”, e quajti Letoninë si “parajsa e re e taksave në Eurozonë”.

Ligji i ri i taksave, që do të hyjë në fuqi në vitin 2014, nuk do të taksojë kompanitë me bazë Letoni për interesat dhe honoraret që i detyrohe kompanive të huaja. Kjo gjë e bën akoma më tërheqës vendin për investitorët e huaj të cilët duan të themelojnë një kompani në Letoni. Gjithsesi taksa prej 15% ndaj koorporatave nuk do të ndryshojë, por ajo është një nga më të ulëtat në BE.

Një urë mes Perëndimit dhe Lindjes

Kryeministri i Letonisë Valdis Dombrovskis, është i sigurtë se vendi i tij nuk do jetë Qiproja i ri. Ai tha për DW se ligji i ri i taksave u debatua për një kohë të gjatë nga politikanë, zyrtarë dhe përfaqësues të biznesit. Sipas Dombrovskis, Ministria e Financave nuk parashikon asnjë efekt negativ fiskal nga ky ligj.

Valdis Dombrovski Lettland EU
Kryemnistri letonez Valdis DombrovskiFotografi: Reuters

“Duke folur për këto taksa në përgjithësi, në kohën kur ne implementuam ligjin e ri fiskal, taksat tona patën një rritje të ndjeshme. Për shembul, tatimi mbi vlerën e shtuar ishte 18% ndërsa tani është 21%, pagesa e detyruar për sigurimet sociale ishte 33%, ndërsa tani është 35%. Rritje kanë patur edhe taksat në tregun imobiliar”, thotë Dombrovskis.

Natalya Tkachenko, zëvendës kryetare e Bordit të bankës “Baltic International” në Riga thotë se nuk ka patur një rritje domehtënëse të depozitave të huaja në bankat letoneze. “Në fund të muajit shkurt ishin rreth 313 milion euro të depozituara në bankata tona dhe tani janë 322 milion euro. Kemi një rritje me 3% dhe kjo është tërësisht normale”, thotë ajo për DW. Banka e saj është e specializuar në shërbimin e klinetëve nga Rusia, Ukraina dhe Anglia.

Frika e ekspertëve

Edhe pse Banka Qendore Europiane dhe Komisioni Europian kanë ngritur shqetësime për rritjen e depoztiave të personave jo rezidentë, Kryemnistri Dombrovskis theksoi se Letonia ka një sistem bankar realtivisht të vogël në krahasim me BE. Edhe pse mund të duket e lehtë depozitmi i parave nga jo rezidentët sipas rregullave të reja, sipas shifrave të publikuara nga Komisioni për Tregjet Financiare dhe Kapitalin, 48.9% e depozitave të reja në Letoni për vitin 2012 i takonin jo-rezidentëve. Në vitin 2002 kjo shifër ishte rreth 54% dhe në vitin 2008 ra në 38% kur Letonia u prek nga kriza ekonomike në BE.

Lettland Euro Einführung
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Para se të investohet çdo euro apo dollar në vendin tonë, ne shikojmë nëse janë plotësuar të gjitha kriteret. Ne ekzaminojmë çdo investim, nga vjen dhe a ka një të kaluar të rregullt ligjore. Bankat shikojnë gjithëçka me kujdes në mënyrë që të shmanget pastrimi i parave”, thotë Kristaps Zakulis, kryetar i Komisionit. Zakulis tha se 13 nga 29 banka punojnë më së shumti me kilentë jo rezidentë dhe ato duhet të plotësojnë rregulla strikte për sigurimin e kapitalit dhe likuiditet me bankat që punojnë me depozitat e letonezëve.

Por jo të gjithë janë dakrot me të. Markus Meinzer, është ekspert i Rrjetit të Taksave të Drjeta. Ai është i bazuar në Gjermani dhe organizata e tij promovon transparencë në financat ndërkombëtare. Ai tha për DW se Letonia është duke përgatitur “ligje të rrezikshme taksash”.

Markus Meinzer
Eksperti i ekonomisë Markus MeinzerFotografi: M. Meinzer

"Në fakt kur dikush lejon taksa të tilla të ulëta; është një dështim, kur mendohet edhe sekreti strikt bankar dhe dështimi i luftës kundër pastrimit të parave”, thotë Meinzer.

Meinzer tha gjithashtu se do të ishte e gabuar që vende të veçanta të bënin presion tek antarët e rinj për standartet që duhet të implementojnë në Eurozonë ose BE. Vëmendja është e përqëndruar tashmë tek Letonia si anëtarja më e re, por analistë si mendojnë se do të ishte më mirë nëse BE do të përcaktonte vetë, për të gjithë shtetet, rregullat e taksave dhe mundësitë e investimeve. Në një kohë që qeveria letoneze është e etur për fonde, ekonomia e këtij vendi është vetëm një pikë në oqean. Pyetja është se nëse kjo pikë do të përmbysë vende të tjera të BE me probleme, të cilët kërkojnë të rimëkëmbin ekonomitë e tyre me investime të lehta dhe tregëti.