1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A mundet Polonia t'i marrë kontrollin Gazpromit?

Jo Bryan Harper
28 Mars 2019

Varshava po ekspandon me planet për importimin e gazit, e mbështetur edhe nga SHBA. Swinoujscie, është një qytet në Poloni që është kthyer në qendër të këtyre planeve, që mund të ndryshojnë balancën e forcave në Europë.

https://p.dw.com/p/3Fmln
PGNiG - Polnische Öl- und Gasfirma
Fotografi: PGNiG

Piotr Wozniak, presidenti i firmës shtetërore të gazit, PGNiG është njeri me vizione. "Strategjia e PGNiG është të shpërndajë gazin natyror, që është një përzierje e importeve nga shelfi norvegjez, LNG, dhe prodhimi vendas", thotë ai në një intervistë me Deutsche Wellen.

Në vitin 2018 PGNiG nënshkroi një marrëveshje 20 vjeçare për të kthyer në produkt të lëngshëm gazin natyror (LNG) të sjellë nga SHBA, dhe tha se do të shpenzonte 200 milionë euro për një projekt afatgjatë, që do të sillte gaz nga Norvegjia. Varshava tha se nuk do ta zgjaste marrëveshjen 22 vjeçare me Gazpromin rus, afati i të cilës përfundon më 2022-n. "Kontrata e gazit të lëngshëm nënshkruar me partnerët amerikanë na lejon të blejmë gaz natyror 20 deri 30 përqind më lirë se gazi i Gazpromit," thotë Wozniak, duke shtuar se kjo lëvizje është e rëndësishme për dy arsye. "Për shkak të çështjeve të sigurisë dhe për çështjen e furnizimit. Gazpromi e ka treguar veten që nuk ka qenë partner i besueshëm për ne."

Atëherë, nuk është ndonjë çudi e madhe. Por disa ekspertë mendojnë se mënyra e vetme me të cilën Polonia mund ta bllokojë kontrollin e Gazpromit mbi furnizimet me gaz të Evropës Qendrore dhe Lindore, është duke blerë gazin rus. Ata argumentojnë se zgjerimi i burimeve të gazit për Poloninë, do të ishte tepër i kushtueshëm dhe mund të dalë kundër synimeve të veta, nëse Varshava nuk blen gaz rus në tregun vendas, edhe pas skadimit të kontratës midis PGNiG dhe Gazpromit, më 2022.

PGNiG - Polnische Öl- und Gasfirma: PGG Vereinbarung wird unterschrieben
PGNiG- Nënshkruhet marrëveshja Fotografi: PGNiG/

Konsumi i gazit polak arrin në 17 miliardë metra kub në vit, ku 3,8 miliardë metra kub u furnizua në vitin 2018 nga prodhimi vendas, 9 miliardë nga Rusia, 2,71 miliadë nga GNL dhe 1,5 miliardë metra kub nga importet prej Gjermanisë dhe Republikës Çeke. Sipas shifrave të PGNiG, pjesa që zë gazi rus në importet polake ka rënë nga 88.9 për qind në 2016 në 66.8 për qind në vitin 2018.

Mbështetja amerikane

"Administrata e Trumpit mbështet fuqishëm këtë projekt, si një mënyrë për Poloninë që të zgjerojë burimet energjetike dhe të zgjerojë qasjen e gazit të lëngshëm amerikan, si një alternativë tjetër përveç gazit rus," tha për Deutsche Wellen zëvendëssekretari amerikan për çështjet e energjisë, Dan Brouillette. Ai shtoi se "SHBA kundërshton me forcë ndërtimin e gazjellësve Nord Stream II dhe Turk Stream, sepse ato do të shtonin varësinë e Europës nga Rusia, dhe do të hapnin rrugën për Kremlinin që të ndikonte për keq dhe të minonte Ukrainën."

Swinoujscie: E thjeshtë për ju

Shpresa të mëdha, Varshava ka një terminal të gazit të lëngshëm, të ngritur në Swinoujscie, Poloninë veriperëndimore, e cila operohet nga Polskie LNG, një degë e sistemit të gazit polak. Kapaciteti i stacionit është 5 milionë metra kub në vit. Polskie LNG planifikon të rrisë kapacitetin në 7,5 milionë metra kub, një volum që do të plotësonte 40 përqind të kërkesave vjetore të Polonisë për gaz.

Tani që SHBA është prodhuesi më i madh i gazit natyror në botë, rritja e ofertave është duke krijuar më shumë konkurrencë për furnizues si Rusia, dhe e mban të ulët çmimin e gazit në gjithë botën.

Projekti do të lejojë për herë të parë transportimin e gazit direkt nga depozitat në Norvegji, për në tregun danez dhe polak, si dhe në vendet fqinjë. Gazsjellësi parashikohet të sjellë 10 milionë metra kub gaz nga Norvegjia, nëpër Danimarkë deri në Poloni, duke filluar nga tetori i vitit 2022. Projekti është vlerësuar nga BE si projekt "me interes të përbashkët" dhe "thelbësor për integrimin e rrjeteve evropiane të energjisë". Komisioni Europian aprovoi javën e kaluar një grant 215 milionë eurosh për projektin.