AI: KFOR dhe UNMIK-u kanë dështuar në mbrojtjen e minoriteteve në Kosovë
8 Korrik 2004As trupat e huaja ndërkombëtare në Kosovë, as ato lokale të sigurimit nuk janë në gjendje të mbrojnë minoritetet etnike në Kosovë. Në raportin e AI akuzohen trupat gjermane të KFOR-it se kanë lejuar sulmet në shtëpitë e serbëve. Imke Dirsen referente e AI pë Europë thotë:
"Pesë vjetë pasi trupat ndërkombëtare ushtarake dhe civile kanë marrë kontrollin në Kosovë, minoritetet etnike vazhdojnë të mbesin të rrezikuara, prandaj serbët, romët dhe ashkalinjtë e Kosovës nuk duhet të dëbohen nga Gjermania ashtu si planifikon ministri i brendshëm i Gjermanisë."
Në raprotin që AI ka publikuar të enjtën, janë hetuar ngjarjet e dhunshme të 17 dhe 18 marsit të vitit 2004 kur jetën humbën 19 persona, ndërsa u plagosën rreth 1000 të tjerë ndërkohë që janë dëmtuar një numër i madh shtëpish, kishash e manastire. Rreth 4000 persona ishin të detyruar të arratiseshin. AI kërkon nga KB që të zbulohen të gjithë përgjegjësit për këto ngjarje dhe ata të nxirren para gjyqit. Nato dhe KFOR duhet të zhvillojnë hetime për rolin e trupave gjermane dhe atyre franceze gjatë ngjarjeve të marsit.
Raporti dokumenton në detaje rastet kur trupat gjermane dhe ato franceze kanë lejuar dëmtimin e pronës dhe pasurisë private pa ndërhyrë për të penguar aktet e tilla. Sipas roportit të AI për pasojë të ngjarjeve të marsit edhe më tej rreth 1000 serbë dhe ashkali janë pa kulm mbi krye. Për aq kohë sa ata nuk do të kenë besim në mbrojtjen e UNMIK-ut dhe Kfor-it, nuk do të kthehen në shtëpitë e tyre.