Akte të reja dhune në Irak - 15 të vdekur dhe 30 të plagosur
8 Qershor 2007Reklamë
Bagdat: Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të dy bombave në Bagdat. Një masë shpërthyese është aktivizuar në një autobuz i cili priste në stacion. Shpërthimi i dytë ka ndodhur në një makinë në tregun e qytetit.