1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Portret i aktorit gjerman Hanns Zischler

15 Prill 2012

Ai është një nga aktorët më të njohur të Gjermanisë: Hanns Zischler ka xhiruar me Steven Spielberg, Claude Chabrol ose Wim Wenders. Por ai është edhe shkrimtar dhe ka shkruar tani një libër me përralla.

https://p.dw.com/p/14e0p
Hanns Zischler
Hanns ZischlerFotografi: Henrik Jordan

"Lady Earl Grey" është një miushe. Ajo është heroina e librit me përralla për të rritur, e Hanns Zischler-it. Zischler flet me miushen e tij për libra, zogj për çdo gjë të vogël. Nëse ky libër ka një moral atëherë ai është> "Ne nuk duam që t`i shohim gjërat e vogla, si vogëlsira", thotë Hanns Zischler.

Një deklaratë në mbrojtje të gjërave të vogla me dimensione të mëdha. Zischler është një nga artistët më të angazhuar të Gjermanisë. Ai ka luajtur në 200 filma artistikë dhe televizivë. Ajo që e ka bërë atë interesant për shumë regjizorë është se Hanns Zischler, nuk ka nevojë për shumë fjalë. Ai kuptohet shumë mirë. Mjafton si hedh vështrimin. Një fytyrë e heshtur, që ka tërhequr edhe Steven Spielberg-un i cili e angazhoi Hanns Zischler-in në rolin e një agjenti të Mossad-it në "Mynih", në filmin artistik mbi atentatin e kryer mbi Lojrat Olimpike të 1972-it. 

Libri Lady Earl Grey -Hanns Zischler
Libri Lady Earl Grey -Hanns ZischlerFotografi: Arche Literatur Verlag/Henrik Jordan

Zischler ëshë kampion

Zischler është një prej atyre që luajnë shumë lart në tapetin ndërkombëtar. Për shembull në serinë suedeze krimi "Komisari Beck". Ai ka punuar me Wim Wenders-in, me Claude Chabrol-in dhe pothuajse me të gjithë regjizorët që kanë një emër në Gjermani. Megjithatë, Hanns Zischler nuk është i njohur, i njohur në kuptimin që për të të flitet shumë në media. Një nga të përditshmet gjermane pyeste një herë në një artikull: "Hans kushi? ...Ah, ai?" Zischler ka mbetur edhe sot shumë i respektuar nga njohësit e filmit. Dhe kjo i mjafton, thotë ai.

Por aktrimi është një nga shumë aspektet e Hanns Zischler-it. Ai është fotograf, folës, përkthyes dhe poet. Pyetjen se si ia del me të gjitha këto, ai nuk mund ta dëgjojë. Ai merr një gllënjkë nga filxhani me çaj, në kuzhinën e banesës në lagjen Westend të Berlinit. Dhe pyet mbrapsht, se pse gjithshka që ai bën duhet të përshtatet në një skemë të caktuar? "Është kualitet të bësh gjëra për të cilat nuk je i detyruar. Kjo aftësi duhet zhvilluar." Zischler flet shumë qartë dhe nuk druhet të lëshojë fjali filozofike, gjatë kohës që bën gati mendimet për t`i thënë. "Shumë gjëra nuk realizohen. Dështimi është një rrugë  e tërthortë produktive, sepse kur ndodhesh në të duhet të qëndrosh dhe të mendohesh."

Hanns Zischler në filmin "Me kalimin e kohës" të Wim Wenders
Hanns Zischler në filmin "Me kalimin e kohës" të Wim WendersFotografi: Kinowelt

Pa fjalë në erë

Hanns Zischler jep shumë pak intervista. Atij nuk i pëlqen të japë gjithnjë përgjigje për të njëjtat pyetje. Ai nuk dëshiron të takojë kërkënd të cilit t`i ketë marrë kohën pa e përgatitur. Por, atij i pëlqen të përdorë fjalë të vjetra gjermane.

Lady Earl Grey, përralla e tij për të rritur, nuk është libër popullor ose "libër në modë", por është libër i njohur pikërisht për këtë. Historia që ai tregon është ajo e një dashamirësi të librit, i cili ndodhet rrugës për në bibliothekë. Në shkallë ndalohet nga një miushe që nuk e lë të ngjitet. Miushja "Lady Earl Grey" flet shumë. Pas llafeve të saj fshihet halli që ka. Aja ka humbur shtëpinë. A do e ndihmojë burri atë të gjejë shtëpinë?

"Kjo histori nuk ka një moral të vetëm", thotë Hanns Zischler duke paralajmëruar për të mos bërë interpretime direkte. Por, "përulësia është një virtut i vyer". Ai pranon të jetë vegjetarian, por me përjashtime të herë pas hershme. Por të çudit kur dëgjon "Unë nuk kam veshur kurrë xhinse. Për mua kjo është veshje burgu." Shumë rrallë ai ha mish kafshësh të egra. "Por, jo kur na e ofrojnë në supermarkete ose para shtëpisë."

Hanns Zischler në filmin "Të dëbuar"
Hanns Zischler në filmin "Të dëbuar"Fotografi: picture-alliance

Autor: Andreas Main/ Aida Cama

Redaktoi: Elert Ajazaj