1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Akufo-Addo: Afrika ndjen edhe sot pasojat e skllavërisë

24 Shtator 2023

Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, kërkon në OKB kompensime për Afrikën që vuan edhe sot pasojat e skllavërisë.

https://p.dw.com/p/4WiHM
Skllevër afrikanë në shekullin e 19-të duke pritur për t'u transportuar për SHBA
Skllevër afrikanë në shekullin e 19-të duke pritur për t'u transportuar për SHBA Fotografi: picture alliance/dpa

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, u shpreh kritik ndaj shpërfilljes së përgjithshme të shumicës së botës për pasojat e tregtisë trans-atlantike të skllevërve, duke këmbëngulur se "duhet të paguhen kompensime”.

Akufo-Addo tha: Pjesa më e madhe e Evropës dhe e SHBA-së është ndërtuar nga djersa, lotët, gjaku dhe tmerret e skllavërisë së Afrikës. Asnjë shumë parash nuk do t'i kompensojë kurrë tmerret.

OKB | Nana Akufo-Addo, Presidenti i Ganës duke folur në OKB
Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, duke folur në OKBFotografi: Bryan R. Smith/AFP/Getty Images

Nuk duhet harruar se miliona afrikanë u morën nga embrioni i kontinentit tonë dhe u vendosën të punonin nëpër botë pa kompensim për punën e tyre.

Eksodi i afrikanëve ndodhi gjatë një periudhe 400-vjeçare, dhe Gana ishte një nga pikat e nisjes për shumë prej tyre që u skllavëruan në Afrikën Perëndimore.