Alarm për smog: Ajri i rëndë në Ballkan
Disa qytete të mëdha në Evropën Juglindore vazhdimisht renditen ndër kryesuesit në indeksin botëror të cilësisë së ajrit, që përditësohet në kohë reale në internet.
Dimër i rrezikshëm
Shikimi arrin vetëm në disa metra: Prej ditësh Sarajeva, kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, është mbuluar nga smogu. Shkak për këtë nuk është vetëm komunikacioni i dendur, por edhe ngrohja me qymyr, që ndot ajrin. Kryesisht në dimër gjendja bëhet kritike.
Pozita e pafavorshme gjeografike
Sarajeva ndodhet në një luginë e rrethuar nga male. Qarkullimi i dobët i ajrit nxit formimin e smogut.
Raste vdekjesh si pasojë e ndotjes së ajrit
Sipas autoriteteve lokale, në Maqedoni më shumë se 1.300 vdekje në vit janë pasojë e ndotjes së ajrit në nivel të lartë nga grimcat e imëta. Në kryeqytetin e Maqdonisë, Shkup niveli i ndotjes është veçanërisht i lartë.
Paralajmërime nga OJQ-të
Organizatat joqeveritare maqedonase paralajmëruan dimrin e kaluar, se ndotja e ajrit nga grimcat e imëta në Shkup është rreth 269 ditë në vit mbi nivelet normale. Ngjashëm si në Sarajevë, Shkupi ndodhet në një luginë që favorizon formimin e smogut.
Termocentralet e vjetra të energjisë ndotin ajrin
Edhe termocentralet me qymyr si kjo në Obiliq, pranë kryeqytetit të Kosovës Prishtinë, e rrisin nivelin e smogut.
"Frymëmarrja vret!"
Në Prishtinë, dimrin e kaluar pati protesta për ajër të pastër. Në disa prej pllakatave shkruhet: "Frymëmarrja vret" si një aludim ndaj paralajmërimeve mbi paketat e cigareve. Këtë dimër, banorët e kryeqytetit të Kosovës përsëri po vuajnë nga smogu i rëndë, mund të pasojnë demostrata të mëtejshme kundër ndotjes së ajrit.
Krahasime dramatike
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Sofje bëri që situata të ishte "po aq e rrezikshme sa Çernobili", shkruan ish-ministri i Jashtëm bullgar Solomon Passy, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit: "Ne kemi nevojë për masa urgjente, siç janë respiratorët nëpër farmaci dhe në shkolla".