Ambasada shqiptare në RDGJ dhe Shtazi
3 Nëntor 2008Dokumenti me numër 19604 i sektorit HA XXII, sektorit për mbrojtjen nga terrori i datës 3 shtator 1984, bën fjalë për pjesëmarrjen e një bashkëpunëtori të shtazit në një nga aktivitetet e ambasadës shqiptare në kryeqytetin e RDGJ-së, në Berlin.
Me rastin e vendosjes së ambasadës shqiptare në Florastrasse (më parë përfaqesia tregtare rumune,) u mbajt një pritje më 12 korrik 1984, në të cilën morrën pjesë 8 përfaqësues të ambasadës shqiptare, 15 qytetarë të RDGJ, 2 qytetarë vietnamezë, 2 qytetarë prejardhja e të cilëve nuk dihet (mendohet të jenë tailandezë).
Arsyeja e këtij takimi të pazakontë nuk dihet.
Bashkëpunëtori i shtazit, (IM, bashkëpunëtor jozyrtar) vlerëson se krahasuar me aktivitetetë të kwsaj natyre niveli ishte i ulët. Duket se punonjësit e ambasadës, kanë pak përvojë për të kryer detyrën e tyre. Ata kanë për shembull pak mjete financiare. Gjatë aktivitetit IM zhvilloi një bisedë personale me punonjësin e ambasadës shqiptare, të cilin e njeh preh kohësh nëpërmjet kontakteve zyrtare.
Biseda është zhvilluar , mbi situatën e përgjithshme në vend, standartin e ulët të jetës, e cila shkakton probleme të mëdha për qeverinë shqiptare. Qeveria ndodhet nën presion të përhershëm për të rritur standartin e jetës. Kjo është një arsye për aktivitetet aktuale për zgjerimin e aktiviteteve tregtare edhe me RDGJ.
Në një dokument tjetër drejtuar kapitenit Becker , bashkëpunëtori jozyrtar, „Peter Vogt“, informon sektorin kundërspiunazhit për thirrjen papritur të ambasadorit shqiptar në RDGJ, në atdhe , „për shkak të dyshimeve se punonte për shërbimet sekrete shqiptare“.
Nw dokumenta bwhet e qartw se punonjwsit e ambasadws shqiptare survejoheshin dhe aktivitetet e saj ndiqeshin me vemendje.
Por pse ruhej ambasada shqiptare në RDGJ?
Ndër aktivitetet e ambasadës shqiptare janë vënë re, thuhet en dokumentat e Shtazit se: „Gjatë pritjeve dhe aktiviteteve të tjera të organizuara nga Republika Socialiste e Shqipërisë në RDGJ, janë vendosur kontakte midis qytetarëve të RDGJ-së dhe anëtarëve të KPD/ML nga Berlini perëndimor ose RDGJ."
Punonjës të Ambasadës së RPSSH, i kanë dhënë personave kontaktues nga KPD/ML në RDGJ dhe qytetarëve të tjerë personalisht në banesat e tyre ose në ambasadë, materiale propogandistike me qëllim informimin dhe specializimin. Dorëzimi i materialeve është bërë me rrugë postale. Qëllimi është nxitja e pikëpamjeve armiqësore dhe aktiviteteve subversive. Punonjës të ambasadës së RPSSH ndihmojnë KPD/ML në krijimin e grupeve për seksionin e RDGJ-së.
Punonjës të ambasadës së RDGJ-së, thonë se Radio Tirana luan një rol të rëndësishëm për krijimin e bazës teorike për KPD/ML dhe mbledhjen e forcave përkatëse.
Në materialet propogandistike, të rëna në duart e shtazit bëhet fjalë për vepra të Enver Hoxhës, si “Kriza e revizionizmit modern Italian”, “Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë”, në rusisht dhe polonisht vepra të Hysni Kapos dhe Mehmet Shehut e Nexhmije Hoxhës, në gjermanisht dhe rusisht, revista “Shqipëria e re” dhe “Shqipëria sot” në gjermanisht, spanjisht dhe anglisht.