Antisemitizmi - Shumë polemika për një fjalë
24 Korrik 2014Ne duhet të çlirohemi prej temës së vazhdueshme të antisemitizmit, kërkon Dieter Graumann. Këtë ai e ka thënë në vitin 2012 pas debateve të panumërta për antisemitizmin në Gjermani. Graumann nuk është dokushdo, por ai është presidenti i Këshillit Qendror të Hebrejve në Gjermani. Tani ai sërish është në mes të debatit dhe bashkë me të edhe politika, gazetarët, përfaqësuesit e kishës. "Kurrë në jetën time nuk e kisha përfytyruar" - thotë so Graumann - "që sërish në Gjermani do të mund të dëgjonim një yshtje të tillë kundër hebrejve." Brenda pak orësh në faqen e Facebook-ut të Këshillit Qendror të Hebrejve pati rreth 60 komente mbi temën e konfliktit në Gazë. Një e katërta e komenteve ishin me pozicionim qartazi antisemit, sipas organizatës gjithpërfshirëse të hebrejve në Gjermani. Në disa raste policia është duke hetuar.
Debati i antisemitizmit, një psikodramë gjermane
Në thelb në çdo kontradiktë gjermane për antisemitizmin gjatë viteve të fundit është bërë fjalë për përkufizimin e këtij termi. A është kritika lidhur me politikën e qeverisë izraelite - pavarësisht se cila forcë është në pushtet - ndaj palestinezëve antisemitizëm? Përpara gati dy vjetësh tërhoqi vëmendjen "lista e zezë" e Qendrës Simon-Wiesenthal me dhjetë antisemitët më të këqinj të botës. Vendin e nëntë e zinte Jakob Augstein, gazetar dhe i biri i themeluesit dhe botuesit të revistës "Der Spiegel" Rudolf Augstein. Në artikuj të posaçëm për "Spiegel Online" rregullisht ai shprehej mjaft kritik lidhur me politikën ndaj palestinezëve të ndjekur prej qeverisë izraelite. Sipas tij Izraeli është një demokraci, e cila paraqitet si forcë pushtuese në Gazë dhe i shtyp palestinezët. Kjo kritikë e tij u cilësua si antisemitizëm.
Augstein u kundërvu. Siçsh kruante ai në Spiegel, ai është i ndërgjesjhëm, se si gjerman nuk mund të shkruajë për Izarelin ashtu siç shkruan një zviceran apo spanjoll. Dhe më tej, por si gazetar gjerman ai po përjeton një konflikt rolesh. Qenia e tij si gjerman do të sillet me kujdes ndaj Izraelit, por qenia e tij si gazetar do të që ai të jetë i sinqertë. Nëse Izraeli shkel të drejtën, atëherë ai duhet të lejohet ta thotë këtë. Gjithçka tjetër do të ishte gazetari neurotike.
Kur është një kritikë ndaj Izraelit antisemitizëm?
Kritika ndaj Izraelit në Gjermani zhvillohet në një terren të minuar. Akuza për antisemitizëm këtu ngrihet shumë më shpejt se diku tjetër në Europë. Ndërkohë që ka kritere se ku mbaron kritika politike dhe ku nis antisemitizmi. BE-ja e përkufizon kështu: Antisemit është ai që demonizon Izraelin dhe vë në pikëpyetje legjitimitetin e shtetit. Po ashtu është antisemtist ai që politikën izraelite e barazon me metodat e nazistëve dhe hebrejtë i bën në mënyrë kolektive përgjegjës për Izraelin. Sipas Dieter Graumann në mendimin antisemit bëjnë pjesë edhe ideja për dominancë mbarëbotërore të hebrejve, si dhe bërja përgjegjës e hebrejve për çdo të keqe në bashkëjetesën mes popujve.
Nuk ka valë të re ksenofobie ndaj hebrejve
Kundër shqetësimit aktual të krijuar për antizemitizmin në Gjermani argumenton Wolfgang Benz. Historiani deri në vitin 2011 drejtonte Qendrën për Studimet e Antisemitizmit në Universitetin Teknik të Berlinit. Benz nuk sheh ndonjë cilësi të re në zhvillimet e fundit. Që prej 30 vjetësh ai është marrë me dukurinë, e që prej asaj kohe antisemitizmi në Gjermani ka mbetur konstant. Ajo që ka ndryshuar në fakt është atmosfera kundrejt shtetit Izrael. Nuk pranohet më politika izraelite, por ky nuk është antisemitizëm, sipas Benz. Sipas barometrit politik që kanalit televiziv gjerman ZDF, 18 përqind e qytetarëve gjermanë fajësojnë Izraelin për konfliktin në Lindjen e Mesme. Vetëm nëntë përqind e tyre i konsiderojnë palesitnezët si përgjegjësit kryesorë.
Unanimitet në formë refleksi mes politikës dhe medias
Askund tjetër në Europë reagimet ndaj antisemitzimit të vërtetë apo të supozuar nuk janë kaq të shpejta dhe të ashpra sa në Gjermani. Çka bie në sy është në radhë të parë unanimiteti në formë refleksi mes politikës dhe medias, që për arsye të ndjenjës së turpit të kushtëzuar nga historia menjëherë dalin në publik kundër antisemitizmit, shpesh përpara se akuza të jetë konfirmuar. Rolf Verleger, ish-anëtar i Këshillit Qendror të Hebrejve, ka një qëndrim të vetin krejt të veçantë. Ai i bën bashkëpërgjegjëse politikën dhe median për parrullat antisemitiste në rrugë. Kur politikanët dhe gazetarët thonë, se çfarë bën Izraeli është në rregull. Dhe kur madje përfaqësuesit e hebraizmit në Gjermani thonë, se kush është kundër Izraelit, është kundër hebrejve, atëherë, sipas Verleger, kjo nxit parrullat antisemitiste. Por, sipas tij, jo çdo marrëzi që bën Izraeli duhet pranuar.
Pavarësisht armiqësive e madje ndonjëherë edhe dhunës fizike ndaj hebrejve në Gjermani, sipas eurodeputetit ekologjist francez Daniel Cohn-Bendit, nuk rrezikohet stabiliteti në shoqërinë gjermane, madje as i asaj franceze. Ai bën fjalë për një antisemitizëm të kushtëzuar prej migracionit (në Francë) dhe prej kristianzimit (në Gjermani). Por që të dyja këto forma kanë qenë ekzistuar vazhdimisht në formë të dukshme, këtu.