1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Art Book Sky në Prishtinë

Aida Cama19 Shkurt 2008

Librat e artit janë të shtrenjta, nganjëherë shumë të shtrenjta. Bibliothekat e kanë të vështirë të blejnë libra arti. Këtë e dinin edhe studentët e Städelshule në Frankfurt, që ideuan The Contemporary Arts.

https://p.dw.com/p/D9sq
Art Book Sky
Art Book SkyFotografi: Contemporary Arts Library Prishtina

Ngritja e The Contemporary Arts Library ka filluar më 2005. Studentët nga Franfkurti i shkruajtën artistëve, institucioneve artistike dhe shtëpive të botimit në Gjermani, Londër dhe Nju Jork dhe i pyetën ata a mund të dhuronin libra arti për Kosovën. 9 mijë libra u mblodhën. Ato u dërguan në Kosovë.

Por çfarë ndodhi me librat ?

Librat në Kosovë u vendosën në një dhomë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë. Dhoma u mbyll me kyç dhe kërkush nuk mund të mbërrinte tek librat. Në Prishtinë shpresonin që Gjermania të paguante edhe një bibiothekare për administrimin e librave. Por kjo nuk ndodhi. Dy artistet Elke Marhöfer dhe Shannon Bool nuk hoqën dorë nga vazhdimi i projektit. Atyre ju shtua edhe Judith Raum. "Ne menduam se projekti duhet të vazhdonte. Librat duhet të ofroheshin për të gjithë," thotë Judith Raum, artiste nga Berlini. Ato kërkuan financim nga Ministria e jashtme gjermane dhe organizuan në janar një Workshop në Prishtinë.

Salla e librave u hap dhe njerëzit mbërritën tek to

Judith Raum: "Ne nuk kemi më nevojë të merremi me çelësat. Bibliotheka Kombëtare ka filluar me krijimin e katalogëve dixhitale, dhe Akademia e Arteve në Prishtinë, që ndodhet 200 metra larg, e ka të qartë se Biblioteka e Librave të Artit është pjesë e saj. Të gjithë studentët dhe profesorët e dinë tashmë. Tani në Bibliothekë duhet të shkojnë sa më shumë njerëz." Pjesa më e madhe e rreth 10 mijë librave ishin të dhuruara nga artistë e institucione dhe shtëpi botuese të vendeve perëndimore, të publikuara në Londër, Franfkurt, Nju Jork etj. "Ne pamë në vendet e tjera, për të mbledhur mendime të tjera alternative dhe diskutime të tjera, për tema te caktuara," shpjegon Raum.

Pasi u mblodh një fond që mund të quhet i rëndësishëm për diskursin modern në art, tre artistet filluan vendosjen e kontakteve me artistë, dhe institucione artistike në Hungari, Poloni, Kosovë, Serbi. Institucionet nga këto vende kanë dërguar në Arts Library kryesisht kontribute që lidhen me artin dhe nacionalizmin, revolucionin, ose praktikat kolektive. Ideja ishte që projekti të hapej dhe të kthehej në vend këmbimi për artistë të ndryshëm. Por jo vetëm kaq. Me publikacionet e reja që dhurohen është krijuar një bibiothekë mobile. Raum shpjegon: "Ne donim ta shumëfishonim përvojën tonë. Bibliotheka me 500 deri 1000 libra, të ngarkuara në rafte multifunksionale mund të ngrihet në vende të ndryshme për 5 deri 6 ditë. Kështu ne do të udhëtojmë në vjeshtë në vende të tjera ku librat jo vetëm që do të prezantohen, por edhe do të përdoren nga vizitorët."