231211 Ausstellung Vor dem Gesetz
24 Dhjetor 2011„Para ligjit qëndron një roje. Tek ai vjen një njeri dhe e pyet: a mund të futem në ligj. Por roja thotë jo, sepse ai nuk mund t'i garantojë futjen në ligj. Njeriu mendon dhe thotë: a mund të futet më vonë? "Është e mundur", përgjigjet ai. Por jo tani:" Këto janë vetëm pjesë nga teksti i njohur në botë i Kafkës "Para ligjit". Kasper König i përdorë këto fragmente të Kafkës si një pikënisje për organizimin e ekspozitës së tij të fundit të madhe.
Pyetjet ekzistenciale të artistëve ndaj ligjit
"Çfaro do të thotë nuk mund të futesh brenda. Çfarë është pas kësaj? Çfarë ka brenda? Ku është kanonizimi? Pyetje ekzistenciale, të cilat kanë preokupuar shumë artistët e pasluftës së Dytë Botërore. Ata përpiqeshin të shpjegojnë domethënien e jetës në një botë ku nuk respektohen të drejtat dhe vlerat e njeriut.
Ekspozita ka në qendër skultpturën. Skupltura "Sitzender Jüngling" (Djaloshi i Ulur) e Wilhelm Lehmbruck, nga viti 1916/1917, është ndër shembujt më të hershëm. I riu në këtë skulpturë rri ulur dhe i pikëlluar. Edhe Prometeu i Gerhard Marcks është një person që vuan. Marcks i përpunon kështu përvojat e nacionalsocializmit. Me simbole të fuqishme dhe paraqitje reale. Kjo është karakteristikë e skulpturës. Pikturimi vetëm mund ta ilustrojë vuajtjen, mendon Kasper König. "Që në filim ka qenë e qartë për mua se pikturimi është formë e ilustrimit të pozicioneve morale. Kjo mund të përfundojë vetëm me një kiç."
Pafuqia e trupit - simbol i pafuqisë së individit
Lëndimi i trupit është një temë e postmodernes së pasluftës së Dytë Botërore. Sikur vepra e Henry Moore. Apo figurat e pafuqishme të grave nga Fritz Cremer. Skulpturat e Alberto Giacometti - që përbëhen nga vetëm një këmbë – si simbole të ndjenjës së pafuqisë. Nga fundi i 60-tave trupi lirohet gjithnjë e më shumë.
Një shembull i mirë janë veprat e paraqitura në ekspozitën e Carl Andrés. "Skulpturat e Carl Andrés paraqesin një lloj gërshetimi. Ato duken si një trup perfekt gjeometrik, i cili është i lartë rreth 2 metra e 20 centimetra. Vizitorit skulptura ia tërheqë shumë vëmendjen, sepse pranë saj gjenden trupa shumë më të vegjël." Skulptura e Carl Andrés duket si një përzierje e pengesës në rrugë dhe kultit. Ajo pamundëson shikimin e mëtejshëm në brendësinë e kësaj hapësire. Vizitori duket si i shkëputur nga pjesa tjetër. Irritime provokon edhe përmendorja e Markus Lehankas. Në krye të skulpturës gjendet një figurë që të kujton trupin e Marcks-it apo veprat e Lehmbruck-ut.
Kur nuk flet për vuajtjen e njeriut - ai bën art...
Në pjesën qendrore të ekspozitës vizitori gjen veprën e autorit amerikan Jimmy Durham. "Building a Nation" (Ndërtimi i Kombit). Në këtë vepër shohim fragmente të derës apo mobilieve që të bëjnë të kujtosh se fjala është për arkitekturë. Këtu gjen citate nga amerikanët e shquar - politikanët dhe aktorët si John Wayne nga filmat uestern me indianët. "Kjo vepër e Jimmy Durham është shumë direkte, e rëndë dhe vështirë e pranueshme. Edhe ai vetë ka pasur frikë, sepse është shumë e qartë që bëhet fjalë për gjenocid dhe vrasjet e indianëve. Durham është vetë indian dhe aktivist për çësthje të ndjeshme. Në fakt ai donte të shkruante për vrasjet e indianëve. Por është e qartë se kjo ishte shumë e dhimbshme për të. Ndaj ka vendosur që megjithatë të bëhet artistë dhe e ka përpunuar këtë temë në veprat e tij."
Në këtë ekspozitë paraqiten skulptura historike, ku vendosen edhe linjat e kuqe për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe vlerave njerëzore. Ekspozita paraqet një lloj testi për muzeun. Si në veprën e Kaftës "Para Ligjit" vizitori duhet të pyes veteveten: Ku jemi sot? Si njerëz, si artistë dhe si shoqëri.
Autor: Sabine Oelze/Bahri Cani
Redaktoi: Lindita Arapi