1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Artistët nga Kosova - Të veçuar nga Evropa

Rayna Breuer/Angjelina Verbica15 Nëntor 2012

Eshtë në natyrën e artit të kapërcejë kufijtë socialë dhe gjeografikë. Por për artistët nga Kosova kjo e dyta është e pakapërcyeshme. Arma e tyre kundër izolimit hapësinor- Arti.

https://p.dw.com/p/16jQz
BU - Der Slogan "No more" des kosovarischen Künstlers Rrezerat Galica erstellt aus 34 Visa. Er kritisiert die Politik der EU und fordert eine Liberalisierung der Visa-Regelungen für Kosovaren. Copyright: Rrezeart Galica
Fotografi: Rrezeart Galica

Zyra e tij ndodhet në një rrugicë, jo larg nga qendra e qytetit. Eshtë një dhomë e vogël në bodrum. Dritarja e bodrumit lë shumë pak, që të hyjë drita brenda. Një ventilator lëviz masën e nxehtë të ajrit. Kudo gjen postera të mëdhenj, fotografi dhe revista. Rrezeart Galica është dizajner grafik, 31 vjeç, jeton dhe punon në Prishtinë. Në vendlindjen e tij ai është bërë i famshëm me posterat me slogane të thjeshta, por të mprehta dhe me shumë mesazhe. Protagonistët e tij janë organizatat ndërkombëtare në vend. Deklarata e tij, dështimi i tyre politik.

Protestë kulturore

Ai tregon prospektin, e bërë posaçërisht për ekspozitën e tij në Berlin në fillim të vitit. "Ky është një poster me fjalën "No More". Këtë e kam bërë nga 39 viza. Për të u jam lutur miqve dhe të njohurve dhe u kam kërkuar, që të skanojnë vizat e tyre dhe të m'i dërgojnë", thotë Galica. Në disa vende ai ka vendosur fjalën "rejected ("i refuzuar"). Ajo flet për të gjithë ata, që nuk kanë patur fat. "Me këtë punë unë dua të tregoj, se sa të izoluar jemi ne nga pjesa tjetër e botës, ne duam të udhëtojmë të lirë në Evropë."

Rrezeart Galica, Copyright: DW/R. Breuer***ACHTUNG: Das Bild darf ausschließlich im Rahmen einer Berichterstattung (über Rrezeart Galica) genutzt werden
Rrezeart GalicaFotografi: DW/R. Breuer

"No More" një vepër e lindur nga zemërimi dhe përvoja e tij. Një vit më parë një galeri në Francë i kërkoi të shfaqte disa nga veprat e tij. Gjithçka u organizua: fluturimi, hoteli, posterat ishin shtypur, ai kishte përpiluar edhe fjalën e hapjes. Megjithatë kërkesa e tij për vizë u refuzua.

Realiteti politik

"Evropianët e rinj" është sllogani publicitar i Kosovës. Vendi është i ri gjithsesi. Para pesë vjetësh Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Por si pjesë e Evropës njerëzit nuk ndihen. Ende pesë vende të BE nuk e kanë njohur vendin zyrtarisht. Dhe ndërkombëtarisht edhe Sudani e Jugut, që shpalli pavarësinë vitin e kaluar, është njohur nga më shumë vende se Kosova.

Të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore kanë përfituar nga liberalizimi i vizave. Negociatat për liberalizimin e vizave Brukseli dhe Prishtina i kanë nisur këtë vit. Në qershor komisionerja përgjegjëse e BE-së paraqiti një plan përkatës. Në bazë të tij qeveria në Prishtinë duhet të bëjë shumë, reforma në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e të drejtave themelore të njeriut, mbrojtjes së të dhënave, për të përmendur vetëm disa nga kushtet për një regjim të thjeshtuar të vizave.

Varësia kulturë-politikë

"Është me të vërtetë zhgënjyese, kur vjen nga Kosova dhe do t'i përkasësh botës. Ti je izoluar dhe nuk ndihesh si pjesë e së tërës. Dhe bota ta bën të qartë se nuk i përket asaj çdo herë, që shpreh dëshirën të bëhesh qytetar i botës", thotë Blerta Zeqiri. Ajo është një regjisore e re. Me filmat e saj është bërë e njohur përtej kufijve të Kosovës. Filmi i saj i fundit "Kthimi" është historia e një burri, që konsiderohej i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, dhe pas katër vjetësh në burg në Serbi kthehet tani te familja e tij.

Ausschnitt aus dem Film Kthimi "Die Rückkehr", ein Film von Blerta Zeqiri***ACHTUNG: Das Bild darf ausschließlich im Rahmen einer Berichterstattung (über "Die Rückkehr") genutzt werden***via Rayna Breuer
Pjesë nga filmi "Kthimi"Fotografi: Blerta Zeqiri

Filmi ishte një sukses i madh për Blertën, edhe në skenën ndërkombëtare. Ai u shfaq në festivalin e filmit Sundance dhe ajo mundi madje ta paraqesë punën e saj në Londër. Por kjo, thotë Blerta, nuk është e vetëkuptueshme: "Së fundi duhej të shkoja në një festival filmi në Kanada, por nuk pata mundësi. Nxjerrja e vizës u vonua. Kur unë e mora më në fund vizën, festivali kishte përfunduar me kohë. "Kthimi" po shfaqet ndërkohë në mbarë botën. Që të aplikosh për vizë për çdo vend, nuk do të kishte kuptim, thotë ajo. Dhe megjithatë ka vende, që nuk e njohin Kosovën. "Më duhej të shkoja në një festival në Rusi, por nuk ishte e mundur, sepse unë jam nga Kosova dhe Rusia nuk e njeh Kosovën. Është për të të ardhur keq."

Vetëreflektim

Blerta fajtorë për izolimin, ndryshe nga Rrezearti, nuk bën vetëm organizatat ndërkombëtare. "Unë jam plotësisht e vetëdijshme, se ne nuk i plotësojnë standardet dhe kushtet. Ne kemi këtu një sërë problemesh, që duhen zgjidhur. Edhe pse kemi ligje, ato nuk zbatohen. "Prandaj ajo mund ta kuptojë, se pse evropianët nuk i ndjejnë kosovarët si pjesë të vetes." "Akoma jo", thotë Blerta.

Blerta Zeqiri, Filmregisseurin aus dem Kosovo; Copyright: Fadil Berisha***ACHTUNG: Das Bild darf ausschließlich im Rahmen einer Berichterstattung (über Blerta Zeqiri) genutzt werden***via Rayna Breuer
Blerta ZeqiriFotografi: Fadil Berisha

Nga ana tjetër Rrezearti nuk lodhet së kritikuari komunitetin ndërkombëtar për problemet në Kosovë: "Kjo vepër mban emrin 'EUSEX' dhe është një parodi për shkurtesën e misionit të BE në Kosovë "EULEX", puna e të cilit për mendimin tim në Kosovë ka dështuar. E vetmja gjë, që kanë nxitur 'ndërkombëtarët', që kur janë këtu, është prostitucioni në vend. "Ai donte të ndahej që para dy vjetësh nga Kombet e Bashkuara: Në një poster në mur shkruhet fjala T-UN-G, "lamtumirë" në shqip.

Disa javë më parë qeveria në Prishtinë i paraqiti Komisionit Evropian një raport mbi gjendjen aktuale të zbatimit të masave të nevojshme për liberalizimin e vizave. Dokumenti nuk ishte i hapur për publikun, por ekspertët vlerësojnë, se negociatat për lehtësimin e vizave do të vazhdojnë disa vjet.