1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Asmussen: "Ende ka rreziqe në eurozonë"

Manuela Kasper-Claridge/Angjelina Verbica3 Tetor 2013

Si anëtar bordi Jörg Asmussen është gjermani më me ndikim në BQE. Çfarö mendon ai për arritjet në luftën kundër krizës së euros? Si mund të bëhet Unioni Bankar garanci kundër përsëritjes së krizës?

https://p.dw.com/p/19t0h
Jörg AsmussenFotografi: picture-alliance/dpa

Si anëtar i bordit të Bankës Qendrore Evropiane fjalët e tij kanë peshë. Ana tjetër është se çdo fjalë e tij peshohet, dhe me këtë ai duhet të mësohet. Megjithatë në intervistë me DW ai flet edhe për çështje private. Pyetjes, nëse ia prishin gjumin shumat e pabesueshme të shpëtimit të euros prej dy bilionë eurosh, Asmussen i përgjigjet:
"Jo netë pa gjumë nuk ka. Nëse janë netë pa gjumë, atëherë për shkak të vajzave të mia të vogla."

Për shkak të profesionit 46-vjeçari e mbron monedhën e përbashkët si "një monedhë të qëndrueshme dhe të sigurt për 330 milionë njerëz." Kështu ai dëshiron të largojë çdo dyshim se eurozona mund ta lërë në baltë Greqinë. Ai gjen fjalë lavdërimi për Greqinë, vendin ku lindi fillimisht kriza e euros.

Megjithë opinionin, që ekziston në vendet e tjera, në Greqi po ndodhin procese rregulluese të rëndësishme dhe të vështira. Përparime të konsiderueshme janë bërë në konsolidimin e buxhetit."

Por Greqia duhet të bëjë më shumë..."...sidomos në reformat strukturore, që nxisin zhvillimin."

A ka Greqia nevojë për një paketeë të re ndihme?

Nëse Greqia ka nevojë për një paketë të tretë ndihme, të cilën e ka përmendur ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, para zgjedhjeve parlamentare, për këtë Jörg Asmussen nuk dëshiron të japë një përgjigje të qartë: "Programi aktual vazhdon deri në fund të vitit të ardhshëm, deri në fund të vitit 2014. Dhe duhet parë, nëse Gjermania do të arrijë të ketë vetë sërish qasje në treg. Nëse nuk është në gjendje, atëherë i duhet ndihmuar edhe pas përfundimit të këtij programi, këtë eurogrupi e ka premtuar."

Me fjalë të tjera vendimi mbi një fond të mëtejmë ndihme do të merret deri në gjysmën e dytë të vitit 2014. Një tjetër vend problematik në zonën e euros është Sllovenia. Momentalisht po kontrollohen të dhjetë bankat më të mëdha të vendit: "Rezultatet do të paraqiten në fund të nëntorit, në fillim të dhjetorit. Atëherë do të dinë lidhur me nevojën e bankave sllovene për kapital dhe atëherë do të dimë, edhe nëse vendi do ta sigurojë vetë këtë nevojë për kapital, apo ka nevojë për ndihmë nga jashtë."."

BQE në Frankfurt mbi Main
BQE në Frankfurt mbi MainFotografi: Odd Andersen/AFP/Getty Images

Unioni Bankar Evropian garanci kundër krizës?

Fat për Angela Merkel, e cila mund të presë edhe pak me krijimin e qeverisë. Pavarësisht se kush hyn në koalicion me zonjën Merkel, qeverinë e re e presin detyra urgjente për ta börö bashkimin monetar tö fortö ndaj krizave. Si sfida më e madhe konsiderohet unioni bankar. Deri tani nga tri shtyllat ekziston vetëm njëra: mbikqyrja bankare. Nga vjeshta 2014 Banka Qendrore Evropiane ka marrë përsipër mbikqyrjen e 130 bankave të mëdha.
"Në këtë mënyrë mbulojmë afro 85 përqind të sektorit bankar të Eurozonës",…thotë Asmussen. Kur mbikqyrja konsideron se një bankë nuk mbijeton dot, çfarë atëherë? Kush bën likuidimin? Kjo do të jetë shtylla e dytë e unionit bankar, autoriteti evropian i likuidimit."
"Nëse del një mësim nga kriza financiare, atëherë ai është se mbikqyrja bankare dhe likudimi për bankat e mëdha evropiane duhet të ushtrohet nga evropianët. Për shkak se bankat veprojnë prej kohësh në shkallë evropiane apo botërore."

Krijimi i një autoriteti qendror deri tani është frenuar nga Gjermania. Ministri i financave Schäuble mendon se për të nuk ka bazë ligjore në BE. Edhe banka federale gjermane këmbëngul për një zgjidhje në nivel kombëtar. Nëse Schäuble do të vazhdojë të qëndrojë ministër i Financave do të duhet që Gjermania dhe BQE të diskutojnë me njëra-tjetrën. Apo Asmussen ka vetë ambicie për këtë post? Në spekulimet për postet ministrore emri i tij përmendet gjithmonë në mediat gjermane:

"Po, edhe unë i lexoj, por kontrata ime me BQE vazhdon deri në vitin 2019 dhe unë kam ndërmend ta përmbush atë."