Astrid Prange de Oliveira
Korrespondente me përvojë të gjatë në Brazil. Temat kryesore: Amerika Latine, Brazili, feja, etika, të drejtat e njeriut, globalizimi.
@aposyltTë drejtat e njeriut, migrimi, misioni: Puna e saj si korrespondente për Brazilin ka ndryshuar mënyrën se si Astrid Prange de Oliveira e sheh atdheun e saj, Gjermaninë, dhe sfidat globale.
Përkushtimi i saj gazetaresk dhe dashuria për Brazilin përcaktojnë karrierën e saj, e cila zë fill në veriun e Gjermanisë, në gazetën Hamburger Abendblatt dhe në Hannoversche Allgemeine Zeitung (HAZ). Më pas do të raportojë si korrespondente nga Brazili për gazetën berlineze taz, ndër të tjera, për zgjedhjet e para të lira pas diktaturës ushtarake. Në Deutsche Welle Astrid i shpjegon një audience ndërkombëtare atdheun e saj të dytë dhe shkruan për debatet e rëndësishme shoqërore dhe etike. Për punën e saj, është nderuar me Çmimin Lorenzo Natali për të Drejtat e Njeriut nga Komisioni Evropian dhe Çmimin për Politikat e Zhvillimit në Media. Në kohën e saj të lirë, ajo këndon samba, blues dhe bossa nova.