Ato duhet të shkojnë të punojnë gjithë ditën edhe pse kanë fëmijë
19 Mars 2009Gazeta "Münchener Merkur" shkruan:
Me vendimin e saj gjykata reagon ndaj faktit që ndarjet janë bërë tashmë prej kohësh pjesë e normalitetit dhe si pasojë nënat, që rrisin fëmijë të vetme, janë më të pambrojtura nga rreziku i varfërisë, nqs nuk kanë të ardhura të vetat. Kështu Gjykata gjermane e Kasacionit me vendimin e saj forcon gratë, edhe pse shumë nëna në veshtrimin e parë nuk e shohin dot kështu.
Bild Zeitung
Dikur ndarja ka qenë kollaj. Ajo rriste fëmijët, ai punonte. Dje Gjykata e Kasacionit mori një vendim, i cili shumë nënave nuk do t´u pëlqejë. Gratë nuk mund të presin më alimentacion, kur martesa ka marrë fund. Ato duhet të shkojnë të punojnë gjithë ditën edhe pse kanë fëmijë. Atëherë martesa s´ka më vlerë, thërrasin kundërshtarët e ligjit të ri. Jo. Martesa është nën mbrojtjen e veçantë të shtetit, përderisa ajo ekziston. Por nuk ka më të ruash standartin e jetesës pas martesës. Për këtë, gratë duhet të mendojnë përpara se të vendosin të martohen si gra shtëpiake. Martesa është e bukur dhe romantike, por nuk ka për të ekzistuar më në të ardhmen me modelin e deritanishëm të alimentacionit. Dhe kështu është në rregull.
Frankfurter Rundschau
"Shumë burra do të krijojnë tani familje, sepse nuk kanë nevojë të kujdesen më për një grua të ndarë, e cila mund të kujdeset vetë për veten. Nga ana tjetër shumë gra do të vendosin më lehtë për të lindur një fëmijë, nqs shoqëria nuk pret prej tyre, që të lënë pas dore karrieren profesionale. Modeli i ri ndihmon të evitohet, që gratë të mbeten pas nga shkëputjet e gjata nga puna.
"Nürnberger Zeitung" kritikon vendimin:
Detyra për të edukuar femijë është shumë më e komplikuar se ç´ mund të mendojnë disa burra. Nuk mjafton të hedhësh një patate më shumë në tenxhere, siç u shpreh me cinizëm njëri nga avokatët. Është për të të ardhur keq që gjykata humbi rastin të linte më shumë kohë në dispozicion për ta zbutur kalimin në punë të plotë për gjithë ditën. Shumë burra mund të gëzohen tani, që nuk kanë nevojë të paguajnë më alimentacion për ish gratë e tyre. E mira e fëmijës dhe e nënës, që e rrit, duhet të kishte qenë më shumë në qendër të vëmendjes së gjykatës. ( AV/aca/dpa)