1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar

4 Janar 2021

Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit të ri Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar si një shenjë vlerësimi për popullsinë aborigjene.

https://p.dw.com/p/3nT84
Australien Mungo Mann Beerdigung Aboriginals
Fotografi: Getty Images/L. Maree Williams

Në të ardhmen vargu i dytë i himnit nuk do të jetë më "se jemi të rinj dhe të lirë", por "se jemi të bashkuar dhe të lirë".

"Si komb modern Australia mund të jetë relativisht e re," shkroi kryeministri australian Scott Morrison në një artikull për gazetën The Age, "por historia e vendit është shumë më e gjatë dhe kjo reflektohet tek himni i ndryshuar."

Melburne Australia Day
Fotografi: Getty Images/C.Hopkins

Politikanë me origjinë aborigjene e përshëndetën ndryshimin e himnit. Me këtë ndryshim pranohet që banorët indigjenë kanë jetuar në Australi që prej 60,000 vjetësh, tha Ian Hamm, kryetari i fondacionit "Kombet e Parë" dhe pasardhës i fisit Yorta Yorta.

Australien Sydney Politikerin Linda Burney
Linda BurneyFotografi: picture-alliance/dpa/P. Miller

Linda Burney, gruaja e parë aborigjene në Parlamentin Australian, e përshëndeti gjithashtu ndryshimin e himnit, por theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme. "Pika me të vërtetë e rëndësishme do të jetë njohja në kushtetutë," tha politikania e Partisë së Punës.

Australianët pritet të votojnë në një referendum në vitin 2022 nëse aborigjenët do të konsiderohen në kushtetutë si banorë autoktonë të vendit.

Australischer Nationalfeiertag | Proteste
Fotografi: Getty Images/C. Bennetts

Me kolonizimin e Australisë nga anglezët, vendasit u kthyen në një pakicë të diskriminuar, e shtypur dhe t shfrytëzuar. Prej vitit 1900 deri në vitet 1970 kur ishte në fuqi doktrina politike e "Australisë vetëm për të bardhët" aborigjenët shiheshin si një racë primitive, e dënuar për t'u shfarosur. Vetëm në vitin 1967 atyre ju lejua të merrnin shtetësinë australiane.