Baballarët beqarë mund të kujdesen për fëmijët e tyre
5 Gusht 2010Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese baballarët beqarë mund të marrin më shumë të drejta. Gjyqtarët e Karlsruhes e deklaruan antikushtetuese rregulloren e deritanishme. Deri më sot baballarët e pamartuar fitonin të drjetën e bashkëkujdesjes për fëmijën vetëm nëse këtë e aprovonte e ëma e fëmijës. Por, sipas gjykimit të gjytarëve një gjë e tillë është në kundërshtim me të drejtën prindërore të babait e mbrojtur në kushtetë.
Jo automatizëm në disfavor të baballarëve
Në rastin konkret, që u shqyrtua nga Gjykata Kushtetese, një baba i pamartuar ngriti padi, pasi atij nuk iu dha e drejta e përkujdesjes për djalin e lindur në vitin 1998. Gjykata për çështjet civile e hodhi poshtë kërkesën e tij, sepse nëna e fëmijës nuk pranonte, që babai të kujdes për fëmijën. Edhe instanca e apelit gjykoi jo në favor të babit. Ndërsa tani gjyqtarët e Karsruhes u shprehën: Parimisht nuk mund të kontestohet që për fëmijën e lindur jashtë lidhjes martesore fillimisht t' i jepet nënës e drejta e përkujdesjes. Megjithatë kjo përbën shkelje të së drejtës prindërore të babit, në rast se ai nuk ka mundësi pa aprovimin e nënës të fitojë të drejtën e bashkëpërkujdesjes, as pasi e shtron atë për verifikim në gjykatë.
Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese pason edhe një vendim të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Fundin e vitit të kaluar në Strazburg u vendos, se e drejta e përkujdesjes në Gjermani është në kundërshtim me ndalimin e diskriminimit dhe e drejta për respektimin e jetës familjare është në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Shumica e partive politike të kënaqura - Shoqatat kritikojnë
Gjykimi i Gjykatës Kushtetuese u përshëndet në masë nga partitë politike. Ministrja e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger e vlerësoi pozitivisht këtë vendim. Sipas politikanes liberale ndërkohë po punohet për një rregullim të ri ligjor. Partia socialdemokrate dhe ajo ekologjiste në opozitë e përshëndetën gjithashtu vendimin. Shoqata e nënave dhe baballarëve që i rrisin fëmijët vetëm e kritikoi ashpër vendimin. Sipas referentes së kësaj shoqate, Irina Kroeske, është një skandal, që ky vendim do të shkaktojë vetëm grindje. Shumë baballarë beqarë nuk interesohen aspak për fëmijët e tyre dhe si rrjedhojë ata nuk duhet të fitojnë të drejtën e përkujdesit të përbashkët. Sipas, Kroeske e drejta shtesë e përkujdesjes për fëmijën është një "liberalizëm i keqkuptuar".
Autorin: Pia Gram/ Vilma- Filaj Ballvora
Redaktoi: Aida Cama