Bankat evropiane presin uljen e përqindjes së referimit
1 Tetor 2008Dhe bursat vazhdojnë edhe më tej të shpresojnë tek ndihmat miliardëshe të qeverisë amerikane. Të martën lidhur me gjendjen e krijuar u shpreh edhe përfaqësuesi i Bankës Qendrore Evropiane, i cili doli me kërkesa të qarta për mbarë botën financiare.
Kërkohen ndryshime rrënjësore
Atë po e prisnin të gjithë: Zhan-Klaud Trichet (Jean Claude Trichet). Gjatë krizës globale në tregun e financave shefi i Bankës Qendrore Evropiane ishte tërhequr nga paraqitjet publike. Megjithatë me rastin e ndarjes së një çmimi në Frankfurt ai e tha fjalën e tij. Trichet premtoi se do të vazhdoj të furnizojë tregjet me para por për këtë duhet të bëhen ndryshime rrënjësore: "Unë jam fort i bindur që duhet të kontrollohen tregjet financiare globale dhe në këto rrethana të përmirësohen, në këtë mes nuk duhet të ketë përjashtime. I tërë sistemi duhet të bëhet më pak ciklik dhe më tepër transparent", tha Trichet.
Pasiguria e re ka prekur bankat
Në mesin e publikut në Frankfurt ishin edhe shumë bankierë të cilët për shkak të krizës më nuk i huazojnë më njëri-tjetrit para, por kërkojnë që dora e shtetit të shpejtojë me ndihmën e saj. Kjo fushë e ndien veten të plagosur. Jozef Akerman (Josef Ackermann), kryetar i Kryesisë së Bankës Gjermane - Deutsche Bank: "Kjo ka shkaktuar një pasiguri të re dhe përmes saj janë prekur tani shumë banka. Andaj tani nevojitet një aksion i përqëndruar dhe një program urgjent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
Në Evropë po ashtu shumë shpresojnë që Banka Qendrore të ulë përqindjen e referimit. Kjo do të lehtësonte dhënjen e kredive. Por ekonomistët besojnë që për këtë hap do të duhet të pritet ende.