1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE nuk bie dakord për një kurs të përbashkët për klimën

21 Shkurt 2023

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk arritën të binin dakord për një kurs të përbashkët në politikën për klimën.

https://p.dw.com/p/4NlyJ
Pamje nga takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel
Pamje nga takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në BrukselFotografi: European Union

"Ka ende pengesa, por ne do t'i shmangim ato," tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, pa dhënë detaje.

Borrell tha se pret që një marrëveshje të arrihet brenda pak ditësh. Zyrtarë të lartë të BE-së thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se shumica e draftit ishte miratuar.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep BorrellFotografi: Johanna Geron/REUTERS

Megjithatë vazhdon të ekzistojnë mosmarrëveshje në lidhje meklasifikimin e hidrogjenittë prodhuar me ndihmën e energjisë atomike dhe të hidrogjenit të prodhuar përmes energjive të rinovueshme.

Mospërputhje për energjinë bërthamore

Franca mbështet prej kohësh energjinë bërthamoresi rrugë për të prodhuar energji elektrike. Prandaj Parisi zyrtar dëshiron që hidrogjeni i prodhuar nga përdorimi i energjisë bërthamore të përfshihet në objektivat e BE-së.

Franca mbështet te energjia bërthamore
Franca mbështet te energjia bërthamoreFotografi: Christoph Hardt/Panama Pictures/picture alliance

Gjermania dhe disa vende të tjera janë kundër dhe këmbëngulin që i ashtuquajturi hidrogjen i gjelbërduhet të prodhohet me energji të rinovueshme.

Treni që lëviz me hidrogjen e jo me naftë