1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Belgjika Shqipërisë: Kujdes me azilkërkuesit!

31 Tetor 2011

Zyrtarë të Ministrisë Federale të Brendshme së Belgjikës : "Azilkërkuesit nga Shqipëria po kthehen në shqetësim të madh muajt e fundit. Nëse vazhdojnë këto ritme kjo do të ndikojë ndaj lëvizjes së lirë të shqiptarëve"

https://p.dw.com/p/132C5
Mali passports
Pass MaliFotografi: picture alliance / Godong

15 dhejtori i vitit 2010 shënoi një ditë të shumëpritur për shqiptarët. Falë liberalizimit të vizave nuk presin më mbrapa dyerve të amabsadave për të marrë një vizë, por vetëm me pasaportën biometirke, disa para, siguracion shëndetësor dhe biletë shqiptarët mund të udhëtojnë në çdo vend të zonës Shengen. Numri i shqiptarëve që kaluan kufrin u rrit ndjeshëm në muajt e parë të lëvizjes së lirë, por të gjithë ktheheshin duke respektuar rregullat e përcaktuara nga institucionet europiane, por tashmë situata ka ndryshuar.

"Në fillim të viti 2010 patëm problem azilkërkuesit nga Maqedonia dhe Serbia. Ata tashmë janë nën kontroll, por jo shqiptarët. Në muajt e parë ishin shumë të qetë dhe respektonin rregullat. Situata filloi të bëhej shqetësuese në muajin gusht", i bën të ditur Deutsche Welle-s një zyrtar pranë Ministrisë Federale të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës.

Po sipas këtij zyrtari në muajin gusht ishin 50 azilkërkues, ndërsa një muaj më parë, në korrik, kishin qenë 28 azil kërkuës nga Shqipëria. Në muajin shtator numri i tyre shkoi në 84, ndërsa kulmi u arrit në muajin tetor, ku deri në datën 27 tetor janë regjistruar 327 azilkërkues. 50 % përqind e tyre janë nga zona e Shkodrës, ndërsa pjesa tjetër nga zona të tjera të Shqipërisë.

Ein polnischer Grenzbeamter kontrolliert die Papiere des ukrainischen Staatsangehörigen Stepan Bilak (r), der kurz nach Mitternacht am 1.10.2003 am Grenzübergang bei Medyka nach Polen einreisen will. Mit der seit dem 1.10. in Polen geltenden Visumspflicht für Russen, Weißrussen und Ukrainer ist die Zahl der osteuropäischen Besucher an den Grenzübergängen deutlich gesunken. Mit dem bevorstehenden EU-Beitritt im Mai kommenden Jahres wird die polnische Ostgrenze zur Außengrenze der EU. Gemäß Schengen-Abkommen ist Polen damit für den Schutz auch der westlichen EU-Staaten vor illegaler Einwanderung und Schmuggelkriminalität zuständig.
Schengen Visum UkraineFotografi: picture-alliance/dpa

200 vetë janë kthyer gjithsej nga Belgjika në 2011-ën

Paraditen e së premtes (28.10.2011) në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë një avion charter i qeverisë blege ktheu 9 azilkërkues, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2011 janë kthyer me detyrim 200 syresh, ndërsa pjesa tjetër janë larguar nga ky vend vullnetarisht pas marrjes së përgjigjes negative. 80 % e tyre kërkojnë azil me arsyen e gjakmarrjes, ndërsa pjesa tjetër për arsye ekonomike.

Tashmë me procedurat e reja përgjigja merret shumë shpejt, brenda një ose dy javëve nga dita e aplikimit. Me të marrë përgjigjen negative, azilkërkuesit duhet të lenë menjëherë vendin dhe nëse nuk e bëjnë do të largohen me frocë nga autoritet belge. Sipas zyrtarit të belg shumica marrin përgjigje negative, sepse është e pamundur të pranohen të gjithë. Ndërkohë që nëse azilkërkuesit apelojnë përgjigjen negative, procedurat zgjasin nga 6 deri në 8 javë.

"Kur vijnë për të kërkuar azil ata mendojnë se ne do t'i mbajmë nëpër qendra strehimi, por jo. E kanë gabim. Ne nuk mund të ofrojmë mbrojtje për të gjithë. Pjesa më e madhe e tyre mbeten në rrugë. Por ne po mundohemi që të shpejtojmë akoma më shumë procedurat " bën të ditur për Deutsche Welle-n zyrtari Ministrinë Federale të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës.

Për të ndaluar numrin në rritje të azilkërkuesve shqiptarë, më 18 tetor qëndroi në Shqipëri Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Emigracionit dhe Azilimit, në Ministrinë Federale të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës, Freddy Rosemont, i cili zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj dhe vizitoi Shkodrën.

Autor: Amarildo Topi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora