1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Biseda me dyer të mbyllura për të qartësuar pozicionin e misionit EULEX në raport me UNMIK-un dhe Beogradin

Bekim Shehu10 Nëntor 2008

Beogradi kërkon që misioni EULEX të ketë qëndim neutral sa i përket statusit të Kosovës. Kjo kërkesë është e papranueshme për udhëheqësit kosovarë të cilët kërkojnë që në Kosovë të zbatohet vetëm plani i Marti Ahtisarit.

https://p.dw.com/p/FqxI
Takimet e sotme në Prishtinë zhvillohen vetëm një ditë para se KS-it të diskutojë mbi letrën e zotit Ban Ki Mun dhe për mundësinë e vendosjes së misionit EULEX në Kosovë.
Takimet e sotme në Prishtinë zhvillohen vetëm një ditë para se KS-it të diskutojë mbi letrën e zotit Ban Ki Mun dhe për mundësinë e vendosjes së misionit EULEX në Kosovë.Fotografi: DW

Takime maratonike janë shënuar në Prishtinë ndërmjet udhëheqësve kosovarë dhe ambasadorëve në Kosovë të vendeve më të industrializuara, në përpjekje për të arritur një kompromis për disa pikat të propozuara nga Sekretari i Përgjthshëm i OKB-së, Ban Ki Mun në planin e tij mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut. Ban ki Mun, kishte propozuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës që çështja e doganave me Serbinë, policia gjyqësia dhe vijat administrative të vednbanimeve serbe të mbesin pjesë e bisedave ndërmjet UNMIK-ut Prishinës dhe Beogradit, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje me shpresën që Beogradi ta pranojë vendosjen e misionit të BE-së në Kosovë EULEX.

Që nga mbrëmja e shkuar udhëheqësit kryesorë politikë kosovarë po zhvillojnë biseda me ambasadorët e KUINT-it, të cilët jo zyrtarisht thuhet se po bëjnë presion mbi palën kosovare që të pranojë të futet në biseda me Beogradin dhe të gjejnë një zgjidhje për pikat e sipërpendura. Mirëpo, merret vesh se udhëheqësit kosovarë duken të prerë në qëndimin e tyre duke kërkuar që në Kosovë të zbatohet vetëm plani i Marti Ahtisarit dhe të respektohet Kushtetuta e Kosovës. Plani i Marti Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës e përcakotjnë Kosovën si shtet të pavarur me mbikqyrje ndërkombëtare ku automatikisht ndërpritet çdo bisedë me Beogradin për çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën.

Takimet e sotme në Prishtinë zhvillohen vetëm një ditë para se KS-it të diskutojë mbi letrën e zotit Ban Ki Mun dhe për mundësinë e vendosjes së misionit EULEX në Kosovë. Beograd ka thënë se misioni EULEX mund të vendose në Kosovë vetëm nëse e ka miratimin e KS-it dhë të mbajë qëndim neutral sa i përket statusit të Kosovës. Mirëpo, Prishtina zyrtare nuk pajtohet me këto kushte duke thënë se misioni EULEX duhet të vedoset në Kosovë pa kushte dhe të punojë në bazë të Kushtetutës së vendit. Sidoqoftë, për në orët e mbrëmjes është paraparë që udhëheqësit politikë kosovarë të dalin në një konferencë për media për të paraqitur qëndrimin zyrtar të Prishtinës rreth bisedimeve të mundshme me Beogradin dhe vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.