1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedimet me Iranin: "IAEA ka nevojë për informacione"

Spross, Hans/Pandeli Pani20 Maj 2014

Bisedimet me Iranin në kuadër të marrëveshjes së përkohshmpo shkojnë në fazën përfundimtare. Një marrëveshje e përhershme është e mundur, por e vështirë, thotë eksperti i çarmatimit Oliver Meier në bisedë DW.

https://p.dw.com/p/1C2hV
Fotografi: picture-alliance/dpa

Deri tani zbatimi i Marrëveshjes së Përkohshme me Iranin duket shumë pozitiv. Me përjashtim të disa vështirësive teknike, të gjitha palët po i respektojnë gjërat për të cilat është rënë dakord në nëntor, si në lidhje me kufizimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit edhe heqjen e kufizuar të sanksioneve. Gjithashtu në të kaluarën shpesh shumë diskutuar më tepër se për çfarë çështjesh do të diskutohet, se sa vërtetë është diskutuar. Kjo fazë ka marrë fund, pra tani po diskutohet për çështje konkrete. - thotë eksperti i çarmatimit Oliver Meier në bisedë me Deutsche Welle. Positiv është sipas tij edhe fakti që edhe kriza në Ukrainë nuk po ndikon në rrjedhën e bisedimeve.

Oliver Meier mendon se lajmet se bisedimet janë të vështira dhe se ka ende diferenca të mëdha në qëndrime nuk duhet të mbivlerësohen në këtë fazë. Të dyja palët duan të theksojnë se ka gjëra të rëndësishme që nuk i ka plotësuar ende pala tjetër. Por deri tani, me shumë pak përjashtime, asnjëra palë nuk ka shpallur publikisht ndonjë gjë për të krijuar presion publik. Vetëm në fund e gjitha do të bëhet interesante, pra pas dy muajsh. Dhe një zgjatje e bisedimeve edhe me gjashtë muaj nuk është e pamundur.

Oliver Meier, në Institutin Berlinit për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë
Oliver Meier, në Institutin Berlinit për Çështje Ndërkombëtare dhe të SigurisëFotografi: SWP

Çështja e pasurimit të uraniumit përmban sigurisht potencial konflikti, por të paktën Irani ka rënë dakord tashmë për kufizime si në aspektin e shkallës së pasurimit edhe të moszgjerimit të mëtejshëm të programit. Tani është fjala për pyetjen se cilat kufizime duhet të bëhen dhe për sa kohë. Këtu konceptet janë larg njëri-tjetrit. Nga ana e Iranit, flitet për 100.000 centrifuga që nevojiten për 20 centralë bërthamorë civilë, kurse SHBA do që ky numër të jetë më pak se 10.000. Por dallimet në shifra nuk janë shumë domethënëse, sepse duhet parë edhe vëllimi i centrifugave dhe kapaciteti i tyre, pra se sa shpejt mund të jetë në gjendje Irani për prodhimin e një bombe atomike.

Një pikë e rëndësishme e bisedimeve është edhe se deri në ç'masë do të jenë të drejtat e IAEA-së për kontrolle në Iran. IAEA duhet të ketë të dretjtë të kontrollojë jo vetëm impiantet dhe centralet atomike ekzistuese, por edhe të pengojë që në vend të ketë impiante sekrete. Një gjë e tillë do të jetë ndoshta e vështirë për t'u pranuar nga Irani.

Oliver Meier është skeptik nëse deri më 20 korrik do të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme. Ai mendon se zgajtja e bisedimeve është e mundshme dhe sigurisht do të ketë edhe kuptim, sepse sa kohë zhvillohen bisedime, do të vazhdojnë edhe kufizimet ndaj Iranit dhe në një periudhë afatmesme nuk do të ketë një shpërdorim të energjisë bërthamore për arsye ushtarake.

Oliver Meier është ekspert për politikën e çarmatimit në në Institutin Berlinit për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP)