1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedimet për koalicionin në Gjermani- Ngecje e shtyrje

18 Nëntor 2017

Në fundjavë krerët e partive kryesore që negociojnë për koalicionin e njohur si „Xhamajka“, unioni, CDU/CSU, liberalët e FDP-së e të Gjelbrit e shtynë afatin për arritjen e një ujdie. Bisedimet vazhdojnë në fundjavë.

https://p.dw.com/p/2nqzg
Berlin Sondierungsgespräche
Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Nietfeld

Pas zgjatjes së bisedimeve për një koalicion të mundshëm qeveritar krerët e negociatave të partive, CDU e CSU, FDP dhe të Gjelbrit kanë vënë një afat për arritjen e një ujdie deri të dielën në mbrëmje. „Të gjithë pjesëmarrësit e kanë të qartë, që të dielën në orën 18:00 e mbyllim këtë gjë", tha zëvendëskryetari i partisë liberale, Wolfgang Kubicki, pas bisedimeve të premten.

Klima e refugjatët -  temat më të vështira

Edhe kreu i CSU-së, Horst Seehofer këmbëngul që të ketë një vendim deri të dielën. „Kemi si objektiv, që të përfundojmë deri të dielën. Popullata ka pritshmërinë dhe pretendimin që të dijë, nëse është i mundur krijimi i qeverisë apo jo.", tha Seehofer për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Ai nuk u shpreh lidhur me zërat në media për një luftë për pushtet midis tij dhe kreut të grupit parlamentar të landit, Alexander Dobrindt. „Budallallëk i plotë, e pakuptimtë." Dy temat më të vështira që trajtohen të shtunën, janë politika për klimën dhe migrantët. Dobrindt lidhur me këtë është shprehur se „nëse del një shans, ne do ta kapim, por jo me çdo çmim."

Berlin Jamaika Sondierungsgespräche Spahn Özdemir von der Leyen
Fotografi: Getty Images/C. Koall

Unioni, liberalët dhe Të Gjelbrit nuk ia dolën të premten në mbrëmje, përkundër parashikimeve që të mbyllnin bisedimet e koalicionit. Pikë debati mbeten edhe financat. Grindje ka pasur sidomos mes kristiansocialëve dhe Të Gjelbërve sidomos për temën e bashkimin familjar të refugjatëve. 

Socialdemokratët paralajmërojnë për dëme të mëdha

Kreu i partisë socialdemokrate, Martin Schulz u shpreh se një koalicion „Xhamajka" nën drejtimin e Merkelit mund t'i sjellë dëma të mëdha Europës. Ka kundërshti dramatike në politikën për Europën mes CDU/CSU-së, Të Gjelbërve e liberalëve. Gjermania mund të dështojë të jetë partner për presidentin e guximshëm francez, Emmanuel Macron, tha Schulz. Socialdemokratët vendosën pas rezultatit katastrofik në zgjedhje të kalojnë në opozitë.

la/ (dpa, afp, rtr)