1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përpjekje të ngadalshme për rifitimin e besimit

Tom Mustroph / Angelina Verbica3 Prill 2013

Për një kohë të gjatë lotaritë shtetërore kanë qenë sponzoruse të fuqishme, si të thuash miqtë më të mirë të sportit. Nga skandalet e shumta të basteve kjo marrëdhënie ka pësuar të çarë. Si mund të riparohet ajo?

https://p.dw.com/p/188pQ
Fotografi: picture-alliance/dpa

Friedrich Stickler është pak melankolik në Doha: "Lotaritë kanë qenë gjithmonë partnerët kombëtarë të sportit. Disa prej nesh madje janë themeluar ekstra për të financuar sportin", kujton presidenti i Bashkimit të Lotarive Evropiane. Që kjo miqësi ka marrë ndërkohë të çara të mëdha, sipas Stickler-it ka të bëjë me ndryshimin e tërësishëm të tregut global të basteve.

Njeriu, i cili çdo javë plotëson me kudjes biletën e tij të vogël të lotarisë, është spostuar në sfond nga bixhozqinjtë profesionistë. Atyre u shtohen ekspertët e financave të krimit të organizuar, që pastrojnë paratë e fituara me baste ilegale, të cilët për të siguruar këto veprime i paraprogramojnë rezultatet e fushës së lojës. "Të gjitha dëshmitë, që kemi, tregojnë se manipulimi i lojërave është një sfidë për shumë displina sportive dhe ata perceptohen si një shans i konsiderueshëm nga kriminaliteti i organizuar", tregon John Abbott, shef i sketorit për integritetin sportiv pranë Interpol-it. Ai nuk do të japë shifra për përfitimet kriminale në tregun botëror të basteve. Hamendje, vleresime serioze sipas mendimit të tij nuk ka.

Baste jo vetëm për zbavitje

Se këtu është fjala për shuma të konsiderueshme, është fare e qartë për përfaqësuesin e Lotarisë evropiane, Friedrich Stickler: "Kjo nuk është jo vetëm për të kaluar kohën. Kur shikon që Sbobet apo Ibcbet fitojnë çdo vit 40 miliardë dollarë, kjo atëherë tregon: Këtu janë shumë para në lojë."

Friedrich Stickler, përfaqësuesi i Lotarisë evropiane
Friedrich Stickler, përfaqësuesi i Lotarisë evropianeFotografi: picture alliance/APA/picturedesk.com

Si shkak Stickler përmend rregulloret e dobëta dhe rreziqet e pakta: "Tregu i basteve po bëhet gjithnjë e më tërheqës për krimin e organizuar. Arsyeja është, se nuk ka thuajse fare sanksione. Në qoftë se kapeni duke u marrë me tregti droge, apo me një krim tjetër të rëndë, atëherë mund të humbisni edhe jetën. Nese manipulon një ndeshje, atëherë më së shumti dërgohesh në shtëpi dhe të thuhet, "Mos e bëj më. Kjo është një ftesë për të vazhduar!

Rekrutimi i atyre që nuk e kanë idenë

Sportistët, që hyjnë në manipulime, shpesh nuk janë të vetëdijshëm për këtë nivel. Sipas Andreas Krannich, firma e të cilit Sportradar vëzhgon që prej vitit 2005 tregun global të basteve në lidhje me vlerësimin e ndeshjeve evropiane të futbollit, lojtarët e rinj rekrutohen në këtë mënyrë, "për një gjysmë viti, apo nëntëmujor ai është 'best friend', shikon që të futet në rrethin e miqve të tij, që ta ftojë shumë lojtarin, të ndërmarrë me të gjëra interesante dhe pastaj në një hap të dytë t'i lutet për kthimin e 'good wills'."

Këtu sipas Krannich nuk bëhet fjalë fillimisht për manipulimin e ndeshjes. Më tepër testohet gatishmëria e lojtarëve, për të rrëfyer informacione të brendshme të klubit, që janë relevante për bastin, si plagosja e lojtarëve të rëndësishëm, morali i klubit për pagesat, apo marrëdhënia në mes trajnerit dhe ekipit. "Në këtë shkallë, kur lojtarët dhe shumë gjyqtarë janë naivë, sepse thonë, se ky është një shok i mirë, këtë informacion edhe mund ta nxjerrësh, për fat të keq kanë kapërcyer një kufi të pashkruar. Sepse në këtë moment ndodhesh në duart e përcaktuesve të ndeshjeve. Dhe këta njerëz nuk të falin."

Afro 300 ndeshje të përcaktuara futbolli pro sezon në Europë

Krannich e thotë këtë nga përvoja tashmë shtatëvjeçare e monitorimit të ndeshjeve europiane të futbollit. Sportradar-i konstaton në çdo sezon afro 300 ndeshje shumë të dyshimta lidhur me manipulime në ligat e para dhe të dyta të Evropës dhe në ndeshjet për kupat. Shoqata ombrellë SportAccord po përpilon aktualisht një rregullore dënimi, e cila veprime të tilla i përcakton si përgjegjësi sportive dhe përgjegjësi penale. Pika kryesore: "Një nen në legjislacionin e të gjitha vendeve, që mjafton, për të kapur dhe për të dënuar së paku me tre vjet burg çdo atlet, çdo funksionar, që përfshihet në mashtrim", thotë Ingrid Beutler, bashkëpunëtore e SportAccord.

Ish-menaxheri i Werder-it Willi Lemke, tani këshilltar i OKB-së për sportin, propozon burgime të përjetshme për sportistët dhe funksionarët, të cilët binden për të kryer manipulime. Atëherë mashtruesit e basteve do të mbeten pa bashkëpunëtorë. Për ta kapur problemin në rrënjë duhet pastruar tregu i basteve, thotë Friedrich Stickler: "E vetmja gjë mund të jetë lufta kundër këtyre operatorëve ilegalë dhe bllokimi i faqeve të tyre të internetit, ose pengimi i transferimit të parave në këto faqe."

Willi Lemke, këshilltar i OKB-së për sportin
Willi Lemke, këshilltar i OKB-së për sportinFotografi: picture-alliance/dpa

Ky do të ishte një hap i efektshëm, por edhe shumë radikal. Ndryshe duket se nuk mund të rivendoset marrëdhënia dikur konstruktive ndërmjet basteve dhe sportit.