1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brexit: Jo kaq e lehtë për të dalë

2 Qershor 2020

Bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme midis BE dhe Britanisë së Madhe janë në një rrugë pa krye. Kryediplomati Michel Barnier paralajmëron për dështim. Një zgjatje duhet të kërkohej deri në fund të qershorit.

https://p.dw.com/p/3d71v
Symbolbild England Brexit
Fotografi: picture-alliance/dpa/K. O'Connor

"Nuk kemi përparuar shumë," tha kryenegociatori i BE Michel Barnier për gazetën "Sunday Times" fundjavën e kaluar. Ky është formulimi diplomatik për përmbajtjen: Kemi ngecur. Raundi i fundit i planifikuar i bisedimeve për një marrëveshje tregtare midis dy palëve filloi këtë të hënë, dhe askush nuk pret një përparim të papritur. Ashtu siç ndodhi me divorcin, edhe për negociatat - të dyja palët qortojnë njëra-tjetrën dhe një marrëveshje duket gjithnjë e më e pamundur.

Kush do të tërhiqet i pari?

Në mes të majit, të dyja palët e treguan hapur zhgënjimin e tyre. Barnier paralajmëroi se duhej të bëhej përparim i vërtetë në raundin e fundit, përndryshe marrëveshja nuk do të arrihej deri në takimin e planifikuar në fund të qershorit. Atëherë duhet të vendoset nëse ia vlen të vazhdohet fare.

Negociatori britanik David Frost atëherë i shkroi një letër mjaft të ashpër Barnierit: BE duhet ta mendojë edhe njëherë kur i ofron Britanisë një marrëveshje tregtare me "cilësi të tillë" të dobët. "Çdo vend demokratik" do ta refuzonte atë. Edhe një herë tjetër, negociatat pas Brexitit kanë ecur në: kush tërhiqet i pari?

Johnson nuk e përballon dot më një zgjatje

David Frost e ka thënë, brexit-asi Michael Gove e ka konfirmuar dhe kryeministri Boris Johnson betohet: ne nuk duam zgjatje. Sipas sondazheve, shumica e popullsisë është në favor të zgjatjes, por këtë nuk duan ta dëgjojnë në Downing Street. Shumica e ekonomistëve paralajmërojnë se është çmenduri që dëmeve ekonomike të Coronas t'u vësh përsipër barrën e tarifave dhe kontrolleve të reja në tregtinë me BE. Megjithatë duket se qeveria dëshiron ta rrëzojë vendin nga shkëmbi i Brexit-it me përfundimin e periudhës së tranzicionit më 31 dhjetor.

Deri tani, vëzhguesit mendonin se Boris Johnsoni do të luante përsëri poker deri në fund dhe më pas do të kalonte në një zgjatje. Por tani, eksperti i Carnegie, Peter Kellner, ish-kreu i sondazheve në institutin demoskopik "YouGov", beson se kryeministri e ka harxhuar kapitalin e tij politik në javët e kaluara, kryesisht për shkak të aferës së Coronas me këshilltarin e tij Dominic Cummings: "Boris Johnson është rrëzuar, ai ra vetë nga shkëmbi. Pozicioni i tij politik është shumë më i dobët. Edhe po të dëshironte një zgjatje, ai nuk mund ta zbatonte atë". Minoriteti i Brexit-asve të ashpër tani luan rol më të madh në parti, dhe për më tepër, shumë deputetë të Tory-t mendojnë se nuk do të ketë marrëveshje deri në fund të vitit.

Ku qëndrojnë dallimet?

Bëhet fjalë para së gjithash për konkurrencën e ndershme, të quajtur "level playing field" "kushte të unifikuara për konkurencën" e cila u nënshkrua me deklaratën politike të Brexit-it. "Duket sikur BE dëshiron t'i lidhë pas vetes (britanikët) me të," shpjegon Kellner. Boris Johnso-in mendoi se klauzola ishte e pakuptimtë dhe besonte se ai mund ta interpretonte atë sipas dëshirës.

Në vend të kësaj, kërkesa qendrore e Brukselit është: Britania e Madhe duhet të njohë rregullat më të rëndësishme për tregun e punës, mjedisin dhe ndihmën shtetërore të BE, në mënyrë që të ketë qasje në tregun e brendshëm. Arsyeja për këtë është madhësia dhe afërsia gjeografike e mbretërisë. Nuk dëshirohet një "konkurrencë për poshtë" me britanikët.

Dallime themelore politike në mendime

"Nuk është e drejtë të bërtasësh, kjo nuk është kurrë një strategji e mirë ndaj BE", thotë eksperti i tregtisë, Sam Lowe nga qendra politike "Qendra për Reformën Evropiane". BE e kishte bërë të qartë që në krye se do të lidhte një marrëveshje tregtare me "kushte të unifikuara për konkurencën". Kështu që qeveria e Londrës e dinte se çfarë po vinte. Lowe beson më tej se negociatat kanë ngecur për shkak të një mosmarrëveshjeje themelore politike që nuk mund ta zgjidhin negociatorët Barnier dhe Frost. "Ata nuk flasin të njëjtën gjuhë dhe presin derisa Boris Johnsoni të bisedojë me krerët e BE-së, a e duan një marrëveshje apo jo. Dhe kjo do të ndodhë vetëm më vonë gjatë këtij viti."
 

Großbritannien Boris Johnson und Dominic Cummings
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Dunham