1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundesbanka gjermane përballet me origjinën naziste

16 Mars 2024

Institucioni financiar qendror i Gjermanisë, Bundesbank, porositi një studim për të shqyrtuar origjinën e saj. Ai tregoi se pas Luftës së Dytë Botërore, banka u themelua në të kaluar të ndërthurur me Partinë Naziste.

https://p.dw.com/p/4dhDm
Frankfurt mbi Main, Bundesbanka gjermane
Bundesbanka gjermaneFotografi: imageBROKER/picture alliance

Banka Qendrore e Gjermanisë, Bundesbank hodhi dritë mbi origjinën e saj në një studim të botuar të premten dhe u zotua se nuk do ta lejonte kurrë që të përdorej në një mënyrë të ngjashme.

Banka qendrore publikoi detaje se si Reichsbank (= Banka Perandorake) financoi përpjekjet e luftës të Adolf Hitlerit dhe u përfshi në shfrytëzime, shpronësime dhe konfiskime.

Çfarë zbuloi studimi?

Bundesbank-a porositi një studim gjithëpërfshirës mbi historinë e Bankës Qendrore në Gjermani midis viteve 1924 dhe 1970.

Rezultatet tregojnë se paraardhësja e Bundesbank-ës, Reichsbank, luajti një rol të rëndësishëm në funksionimin e regjimit nazist midis viteve 1933 dhe 1945. Ajo ndihmoi në financimin e armëve të luftës dhe mundësoi shfrytëzimin financiar të territoreve të pushtuara nga gjermanët, si dhe regjistrimin dhe përpunimin e pasurive të sekuestruara.

Studiuesit zbuluan se banka ishte thellësisht e përfshirë në konfiskimin, shpronësimin dhe shitjen e aseteve hebreje. Reichsbank madje menaxhoi arin dhe monedhën e atyre që u vranë në kampet e përqendrimit dhe shfarosjes.

Bundesbank, Frankfurt mbi Main, flamuri gjerman dhe ai europian
Bundesbank, Frankfurt mbi MainFotografi: picture alliance/dpa/A. Dedert

"Reichsbank-a veproi si një kukull e gatshme dhe marrëse e mallrave të vjedhura në kontekstin e Holokaustit financiar," tha Albrecht Ritschl, profesor i historisë ekonomike në London School of Economics, një nga dy historianët e shquar që u angazhuan

Çfarë mund të mësojë Bundesbanka nga e kaluara e saj?

Ish-punonjësit e Reichsbank-ës, të cilët kishin kaluar procesin e denazifikimit, u rekrutuan në pozicione pas Luftës së Dytë Botërore. Së pari në pasardhësin e Reichsbank-ës, të themeluar në vitin 1948, Bankën e landeve gjermane, dhe më pas në Bundesbank, pas krijimit të saj në vitin 1957.

Shumë menaxherë të mesëm në Reichsbank mbetën në pozicionet e tyre, duke reflektuar situatën në shumë nga institucionet publike pasuese të Gjermanisë pas luftës.

"Shkalla e vazhdimësisë së asaj që mund ta quajmë elitë funksionale është e krahasueshme me atë të ministrive dhe institucioneve të tjera publike," tha Magnus Brechtken, bashkëautor i studimit dhe anëtar i Institutit të Historisë Bashkëkohore në Mynih.

Megjithatë, studimi arriti në përfundimin se nuk kishte vazhdimësi për sa i përket vetë institucionit, pasi asnjë nga bankat pasardhëse nuk ishte pasardhëse ligjore e Reichsbank-ës. I gjithë ari i Reichsbank-ës u konfiskua nga aleatët dhe rezervat aktuale të arit të Bundesbank-ës janë rezultat i tepricave të Gjermanisë që nga vitet 1950.

Joachim Nagel
Joachim NagelFotografi: Britta Pedersen/dpa/picture alliance

"Vetë Bundesbank donte të reflektonte në mënyrë kritike për të kaluarën”, deklaroi presidenti i Bundesbank Joachim Nagel në konferencën për shtyp, në të cilën akademikët paraqitën përfundimet e tyre. "Ajo që ka munguar deri tani, megjithatë, është një pasqyrë e politikës së bankës qendrore gjermane para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore," shpjegoi Nagel. "Kjo është tabloja që kemi tani," shtoi ai.

Nageli tha se studiuesit kishin siguruar "një thesar idesh dhe gjetjesh" që do të vihen në dispozicion të publikut së shpejti. "Puna e tyre tregon se si bankierët qendrorë u bënë bashkëfajtorë në një regjim kriminal," tha Nagel.

"Kurrë më pakicat nuk duhet të përjashtohen dhe t'i nënshtrohen tiranisë së shtetit. Asnjëherë më nuk duhet lejuar që organet qeveritare si banka qendrore të shkelin vlerat demokratike."

 

Richard Connor raporton për ngjyrje të ndryshme nga bota