Corona: "Duhet të veprojmë menjëherë!"
8 Nëntor 2021“Vaksinimi i detyruar kundër koronavirusit duhet të zbatohet për njerëzit që punojnë në institucione mjekësore, në shtëpitë e përkujdesjes për të moshuarit, si dhe në shkolla dhe kopshte”, thuhet në një rekomandim të Shoqates Gjermane të Mjekësisë Marburger Bund. Vaksinimi i detyrueshëm duhet të vendoset edhe për personat që punojnë në qendrat e të pastrehëve dhe ato për azilkërkues dhe refugjatë.
Për shkak të rritjes së infektimeve me Koronën në Gjermani pritet të merren përsëri masa drastike për reduktimin e kontakteve. Landi i Saksonisë ka vendosur që duket filluar nga dt. 08 nëntor 2021, në restorante, bare apo teatër të hyjë në fuqi i ashtuquajturi rregull 2G, pra të lejohen të hyjnë vetëm ata që janë vaksinuar apo janë shëruar prej Covid-19.
"Një nga vendimet më të marra"
Virologu Jonas Schmidt-Chanasit paralajmëroi kundër mbivlerësimit të efektit të ashtuquajturit rregull 2G, sepse ky krijon një "siguri të rreme". Ai tha se edhe njerëzit e vaksinuar mund të infektohen dhe ta transmetojnë virusin, edhe nëse probabiliteti është më i ulët.
Edhe virologu Hendrik Streeck mendon se rregulli 2G është problematik. “Të vaksinuarit kanë ndjenjën se nuk janë më pjesë e pandemisë dhe se nuk sillen më në përputhje me rrethanat e rrezikut”, tha Streeck. “Problemi i dytë janë të pavaksinuarit, të cilët për shkak të përjashtimi do të testohen akoma edhe më pak, gjë që mund të çojë në shpërthime të pakontrolluara.
Të dy virologët e kritikuan ndërprerjen e testeve falas për qytetarët në mes të tetoritë dhe kërkuan rikthimin e shpejtë të tyre. Eugen Brysch, anëtar i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, madje tha: "Heqja e testeve falas ishte një nga vendimet më marra".