Kriza Corona pengon punëtorët europianolindorë
31 Mars 2020Takim krize tek prodhuesi i materialeve të ndërtimit, Leier në Horitshon, Austri. Kjo zonë në Burgenlandin austriak ndodhet pranë kufirit hungarez. Sipërmarrja e mesme ka fabrika në disa vende në Europën Lindore dhe shumë punëtorë nga Hungaria.
Në telefon nuk paraqitet si zakonisht sekretarja hungareze nga Soproni, por një austriak. “Ekipi drejtues ndodhet në një takim”, thotë një zë burri. “Nuk dihet as ka për të zgjatur”.
Deri në 20.000 punëtorë hungarezë vinin përditë rregullisht për të punuar në Burgenland para krizës, bën të ditur Dhoma Ekonomike Rajonale Austriake. Kjo po ndryshon tani. “Deri më sot punëtorët tanë mund të vinin, por nga sot janë mbyllur kufijtë”, thuhet me telefon nga Horitshon. Dhoma Ekonomike ka dërguar rregulloret e reja, sipas të cilave, hungarezët pas kthimit në shtëpi duhet të qëndrojne dy javë në karantinë.
Porositë radhiten tek prodhuesi i armaturave
“Kjo nuk prek vetëm punëtorët që vinin përditë për të punuar”, thotë Alexander Fuerlinger. Austriaku është drejtues i repartit të prodhimit në firmën e armaturave në Hornstein. “Po telefonoj gjithë paraditen.” Në fabrikën Kludi në Hornstein punojnë pak më shumë se 100 vetë, një e treta e tyre vjen përditë nga Hungaria. Njëri prej tyre është Géza Dezsö. „Sot as nuk e dimë, se si do të kalojmë kufirin që të mbërrijmë në shtëpi”, thotë ai. Në një fshat pranë Sopronit me rrogën që merrte në Austri, ai ka arritur të ndërtojë një shtëpi të madhe. Por kriza e Coronës e ka shqetësuar hungarezin. “Për çfarë dreqi është BE aty?” Në këtë krizë secili shtet ndjek rregullat e veta. “Kam menduar edhe të zhvendosem me banim në Austri. Të paktën do jem brenda kufijve”, thotë ai.
Edhe drejtuesi i repartit të prodhimit Kludi, Alexander Fuerlinger është i shqetësuar. Ai nuk e di edhe sa kohë do mund të mbajë hungarezët në ekip. “Lutem përditë, për punëtorët e mi, për njerëzit, që gjërat të ecin në rrugën e duhur”, thotë ai.
Kamarierët pa punë
Kurse 37-vjeçari Gábor Maris ka ditë që rri në shtëpinë e së motrës në Csokonyavisonta në kufirin kroato-hungarez. „Kam punuar në një hotel seminaresh në Linz“, thotë ai. Pesë ditë në javë. Në fillim të marsit ai do kishte filluar një punë të re në Dachstein, Steiermark në Austri, një vend më afër shtëpisë së tij. Por pastaj i erdhi një mesazh nga punëdhënësi. Duhet të presë, nuk mund të fillojë nga puna. Tani hungarezi jeton vetëm me kursimet. „Nuk e di si do shkojnë punët“, thotë ai. Politikën e informacionit të qeverisë hungareze ai e cilëson „qesharake“.
Nevoja për infermierë në të gjithë Europën
"Më keq nuk ka shkon" i përgjigjet Karla Engelhard pyetjes, se si duket punët. Gazetarja e radios sapo ka nxjerrë babanë nga spitali Prenzlauer, ai dëshiron, nëse ndërron jetë, të jetë brenda katër mureve të shtëpisë së tij. Për babanë e Karlës kujdesej më parë një kujdestare pleqsh nga Polonia. „Por ajo nuk është dukur“, thotë Engelhard. Shumë vetë ndodhen në të njëjtën situatë. Rajoni gjerman pranë kufirit polak, Brandenburg është i varur nga personeli mjekësor që vjen nga Polonia. Por ka disa ditë që kufijtë në Poloni janë mbyllur për punëtorët që kalojnë përditë kufirin. Kush do të kthehet në Poloni duhet të qëndrojë dy javë në karantinë, apo të qëndrojë në Gjermani. Landet e Mecklenburg-Vorpommern dhe Brandenburgut po përpiqen të mbajnë polakët me ndihma financiare dhe akomodim në hotelet bosh përreth.
Sipas të dhënave të Dhomave të Indutrisë dhe Tregtisë nga rregulloret e reja janë prekur më shumë se 25.000 punëtorë që udhëtojnë përditë në Berlin dhe Brandenburg. Shumë prej tyre punojnë në spitale dhe azile pleqsh. Gazetarja Karla Engelhard konfirmon, se çdo i dyti mjek apo infermier në spitalin Prenzlau vjen nga Polonia. „Do ishte brutale nëse ata mungojnë.“
Ndërkohë edhe Shoqata e Kujdesit e Trajtimit Shtëpiak për të Moshuarit (VHBP) paralajmëroi në një emision të ARD-së, "Report Mainz", se nga pashkët 100.000 deri në 200.000 ditë pas dite nuk kanë për t’u trajtuar dot. „Ata duhet të qëndrojnë vetëm në shtëpi ose duhet të shkojnë trajtohen në azile pleqsh apo klinika“, thotë drejtuesi i shoqatës, Frederic Seebohm. Kjo do ta rëndonte edhe më shumë sistemin mjekësor të rënduar nga pacientët Covid-19. Karla Engelhard rrëfen edhe për fqinjin e saj. „Ai duhet të mbledhë elbin“, thotë ajo. Por pesë punëtorët polakë, që e ndihmojnë gjithmonë nuk vijnë dot. Nuk është e lehtë të gjesh të tjerë për punët në bujqësi, thotë Karla. “Aty nevojitet përvoja.” Kaq befas nuk i bëjnë dot këto punë studentët apo nxënësit.”