Dënohet sulmi ndaj RTK-së në Prishtinë
23 Gusht 2016Një granatë dorë është hedhur në oborrin e radiotelevizionit publik të Kosovës, RTK, mbrëmjën e së hënës (22.08) në Prishtinë. Dëmëet e shkaktuara në këtë pjesë të objektit të RTK-së nuk kanë cënuar linjat e transmetimit dhe programi ka vazhduar normalisht pa u ndërprerë.
Ndërsa Policia e Kosovës ka deklaruar se ende nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me sulmin që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00. Sipas Policisë hetimet për këtë rast janë ende duke vazhduar.
Drejtori i përgjithshëm i RTK-së Mentor Shala e ka cilësuar aktin, si një sulm kundër lirisë së shprehjes dhe kundër lirisë së mediave, të cilat janë themelet kryesore të demokracisë së secilit vend.
Ndërkaq sulmi ndaj Radiotelevizionit të Kosovës është dënuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Qeveria e Kosovës, përfaqësuesi special i BE-së si dhe partië politike e institucione të tjera.