Danimarka ndihmëse e shërbimit sekret të SHBA-së
31 Maj 2021Prej vitesh shërbimi sekret amerikan NSA ka spiunuar politikanë të lartë gjermanë si Angela Merkel dhe Frank-Walter Steinmeier, si dhe politikanë nga Suedia, Norvegjia, Holanda dhe Franca. Kjo dihet prej vitesh. Por tani po dalin në dritë detaje të reja të veprimtarisë së spiunazhit: vendi fqinj dhe partneri i ngushtë i Gjermanisë Danimarka me sa duket ka ndihmuar NSA përEvropa ime: Shërbimet sekrete dhe mitet e spiunazhit spiunimin në shkallë të gjerë të politikanëve. E re është gjithashtu që edhe kandidati i atëhershëm për kancelar Peer Steinbrück ishte në fokus të shërbimeve sekrete.
NSA me sa duket kishte qasje të drejtpërdrejtë në një stacion përgjimi afër Kopenhagës. Këtë i thanë burimet e shërbimit sekret danez një ekipi të RTV publik danez, i cili hulumtoi së bashku me mediat gjermane NDR, WDR dhe Süddeutscher Zeitung. Qeveria daneze ndoshta ka qenë në dijeni të kësajKoment: Spiunimi i Gjermanisë veprimtarie spiunazhi të paktën që nga viti 2015. Qeveria gjermane deklaroi se deri tani nuk është e informuar në lidhje me të lajm.
Asnjë befasi
Kryetari i komitetit parlamentar të hetimit të veprimtarisë së shërbimi sekret amerikan NSA, Patrick Sensburg, nuk u befasua nga zbulimet e reja. Përgjime të tilla janë praktikë e zakonshme. "Ne duhet të kuptojmë sistemin e shërbimeve sekrete. Këtu nuk kemi të bëjnë me miqësi. apo me pretendime morale ose etike. Kemi të bëjmë arritjen e interesave."
Thomas Wegener Friis, ekspert danez për shërbimet sekrete tha se sa u përket faktorëve teknikë "Danimarka ka një avantazh të madh, sepse përmes Danimarkës zhvillohet një sasi e madhe e trafikut të internetit. Në afërsi të Kopenhagës ekziston një qendër e rëndësishme e internetit për kabllo të ndryshme nënujore. Dhe kjo e bën Danimarkën tepër tërheqëse për partnerët amerikanë."
Ironia e historisë së përgjimit është se sipas dokumenteve Danimarka jo vetëm që e ndihmoi shërbimin sekret amerikan NSA, por gjithashtu u bë edhe vetë objekt i mbikëqyrjes dhe i spiuazhit. Zyrat e Ministrisë Daneze të Punëve të Jashtme dhe asaj të Financave si dhe të një kompanie daneze që prodhon armë janë spiunuar po ashtu prej NSA-së. Shërbimi sekret danez u ndihmoi kësisoj amerikanëve që të spiunojnë qeverinë e vet.