1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debat i zjarrtë mbi fëmijët në Gjermani

Volker Wagener27 Shkurt 2007

Gjermania po përjeton një debat shoqëror-politik, i cili po zhvillohet në mënyrë emocionale. Bëhet fjalë për pyetjen, nëse gjatë viteve të ardhshme, vendet për çerdhet e fëmijëve do të trefishohen apo jo. Përveç financimit po debatohet edhe mbi vizionet për rolin e grave dhe familjes në shoqëri.

https://p.dw.com/p/AqxR
Familje në Gjermani
Familje në GjermaniFotografi: dpa - Bildfunk

Kur bëhet fjalë për familjen mund të flasim të gjithë, edhe ata që jetojnë vetëm. Çdo njeri mendon se stili i tij i jetesës është më i miri dhe debaton. Dhe kështu reagimet ndaj propozimit të ministres për familjen Ursula von der Leyen, që deri në vitin 2013 vendet e çerdheve për fëmijët nën moshën 3 vjeç të rriten nga 250.000 në 750.000, kanë qënë të zjarrta dhe shumë emocionale. Turbullimin kryesor e ka shkaktuar fakti se propozimi për rritjen e vendeve të çerdheve nuk ka ardhur nga fronti i feministive të majta, por nga spektri politik konservator. Kjo është arsyeja përse shoqëria civile në Gjermani po përjeton një kaos të tillë.

Gjatë një raundi të zjarrtë diskutimesh, të majtët dhe të djathtët, si edhe kishat dhe sindikatat po i vënë fajin njëri-tjetrit se kanë ngjyrosur në mënyrë ideologjike rolin e familjes. Debati kryesohet edhe nga argumentimi i financimit të 500.000 vendeve shtesë për çerdhe fëmijësh. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shkrephur shqetësimin se diskutimet mbi përmbajtjen do të dëmothen nga presioni i financimit:

"Mendoj se tani nuk duhet të thellohemi në zënkat mbi financimin, por të mendojmë se ku ekziston vullneti, gjendet edhe mënyra."

Në debatin aktual po diskutohet edhe mbi vlerën e grave në shoqëri. Si moderator mes të ashtuquajturve konservatorëve dhe mondernizuesve brenda rradhëve të unionit kristian demokrat CDU, është shfaqur papritur Peter Müller, kryeministri i landit të Saarlandit. Ai kërkon që nënat të mos detyrohen që të rrinë në shtëi për të rritur fëmijët, por që ta vendosin vetë se çfarë duan të bëjnë: "Liri për vendosje do të thotë që shteti nuk mund të ndërhyjë tek vendimi për stilin e jetesës: As për vizionet e një familjeje ku punojnë të dy prindërit e as për ato familje ku punon vetëm një prind. Sigurisht që nuk mund të diskreditohet apo diskriminohet dikush që vendos të jetojë sipas atij modeli familjar, ku njëri rri një shtëi dhe kujdeset për fëmijët dhe tjetri siguron anën financiare duke punuar. Ky model është i respektuar. Jo vetëm gruaja që ka një profesion ka vlera."

Propozimi i von der Leyens sapo ishte bërë publik kur pasuan reagimet e kundërshtarëve të çerdheve për fëmijë: Nëna, të cilat rrinë tri vitet e para me qëllim në shtëpi me fëmijën dhe nuk duan ta japin fëmijën e tyre në duart e të huajve, do të pësonin një humbje të pozitës së tyrë në shoqëri, po të hapen më shumë vende për çerdhe.

Sociologët po debatojnë tani se debati aktual ka shkaktuar një vonesë në ridefinimin e familjes. Modeli i vjetër, sipas të cilit familja përbëhet nga babai, mamaja dhe fëmijëve që jetojnë të gjithë së bashku, nuk është më real. Ndërkohë çdo fëmijë i tretë jeton në një familje të ashtuquajtur patchwork, pra të përzier. Ky është një revolucion shoqëror, i cili ka nevojë për forma të reja të edukimit të fëmijëve dhe financimit. Kjo është sepse shumë familje nuk mund të jetojnë dot më vetëm me një rrogë.