Del në Gjermani "Kurani për fëmijë dhe të rritur"
14 Mars 2008Për krishtërimin një bibël për fëmijë dhe për ebraizmin një tora e vogël për fëmijë nuk është diçka e posaçme. Një përkthim i koranit i përshtatur për fëmijë po. Të dy ekspertet e fesë islame Lamya Kaddor dhe Rabeya Müller kanë përzgjedhur për herë të parë nga 6.000 vargjet e librit të shenjtë dhe i kanë ndarë në 12 kapituj sipas temave, për zotin, krijimin, Muhametin, si i shërben njeriu zotit dhe mbi gratë.
Lamya Kaddor thotë: "E qartë është se ne e kuptojmë islamin, si një fe që e do paqen. Për ne islami nuk e nxit njeriun që shkojë në Xhihad dhe të hedhë në erë këtu e atje. Për ne Korani nuk bën thirrje që të shtypë gruan. edhe pse ekziston vargu i famshëm 4,34. "Gruaja është një shkallë poshtë burrit." Kështu ne besojmë se disa vargje sot duhet të kenë një kuptim tjetër. Ne duhet ta zhvillojmë më tej islamin."
Kjo iniciativë për reforma nuk është sa duhet e përhapur ndër muslimanët, por do të dalë gjithnjë e më shumë në plan të parë në kuadrin e diskutimit për integrimin e fesë islame. Feja islame për shkak të ardhjes masive të migrantëve muslimanë në dhjetëvjeçarët e fundit është bërë një çështje, për të cilën duhen kërkuar zgjidhje. Sidomos për harmonizimin me vlerat perëndimore si demokracia, të drjetat e njeriut, barazia e burrit me gruan. Fëmijët dhe të rinjtë muslimanë thotë Lamya Kaddor janë të ndikuar shumë më fort nga feja se fëmijët e krishterë. Prandaj është mirë që t´u jepet mësim kurani. Kjo është e rëndësishme për identitetin, ndërsa gjatë mësimit diskutohet për probleme, që i preokupojnë. Psh në se a mund të mbajë një muslimane manikyrë.
"Natyrisht ka dy mundësi. Eshtë e ndaluar, nuk është e ndaluar. Po është e ndaluar se thuhet që pastërtia rituale rrezikohet ose pengohet nga vënia e manikyrës. Teologët pak më të moderuar thonë se nuk është e ndaluar, që të përdorësh manikyrë nqs më parë ka kryer ritualin e pastrimit."
Lamya Kaddor e dia nga përvoja e saj, se çfarë kuptimi kanë këto pyetje. Ajo është lindur në Gjermani si vajza e migrantëve nga Siria. Në familje u edukuan me besim. Kur ishte 3 vjec e dinte përmendësh surën e parë të kuranit. Kur ishte 29 vjeç mori profesurën për pedagogjinë e fesë islame në universitetin e Münsterit dhe jep mësim të fesë islame në një shkollë në Dinslaken. Feja është për të një çështje private.
"Unë lutem unë agjëroj. I përmbahem rregullave morale, të cilave do t´u përmbahej cdo jo besimtar, dashuria për tjetrin, sillu mirë me njerëzit, mos gënje etj. Këto janë vlera universale, që nuk kanë të bëjnë patjetër me kuranin. Për mua besim do të thotë më shumë spiritualitet dhe më pak praktikim i thjeshtë i riteve.Disa gjëra nuk i praktikoj as unë nuk mbaj shami. Unë e konsideroj fenë më shumë si mbështetje se sa si sferën dominuese të jetës sime. Që e pyes vetën a është e dëshëruar një gjë e tillë edhe nga zoti, kjo është në kuran
"Kurani për fëmijë dhe të rritur" që del të hënën në libraritë gjermane jep mundësinë të diskutohen edhe pyetje të tilla.