Delegacioni i Kosovës pas bisedimeve të Vjenës sërish në Prishtinë
9 Gusht 2006Reklamë
Anëtarët e delegacionit të Kosovës që biseduan me autoritetet serbe të Beogradit çështjen e decentralizimit në Vjenë të Austrisë, thanë se në një pikë më në fund të dy delegacionet janë pajtuar.
Është çështja e emërimeve të shefave të stacioneve rajonale të policisë, ku kuvendet komunale kanë të drejtë të propozojnë për të zgjedhurin e tyre, ndërsa, është ministria e punëve të brendshme ajo që do të vendosë.
Kështu tha, Enver Hoxhaj, njëri nga anëtarët e delegacionit të Kosovës pas kthimit nga Vjena, ku me palën serbe kësaj radhe diskutuan parimet, me të cilat duhet të zhvillohet reforma e pushetetit lokal në Kosovë dhe kompetencat që duhet të kenë komunat pas zgjidhjes së statusit.
Një çështje tjetër që është diskutuar në Vjenë është edhe ajo e arsimit të mesëm dhe të lartë në Kosovë. Pala kosovare në këtë pikë e ka kundërshtuar edhe qëndrimin e ndërmjetësve ndërkombëtar. Pala kosovare, propozon që në të ardhmen ministria e arsimit e Kosovës dhe ajo e Serbisë, të bisedojnë së bashku në mënyrë që të harmonizojnë tekstet shkollore.
Sidoqoftë bisedimet ndërmjet autoriteteve kosovare dhe atyre serbe të Beogradit për decentralizimin e pushtetit lokal në Kosovë duket se nuk kanë të përfunduar.
Numri i komunave serbe në Kosovë dhe kompetencat që ato duhet të kenë pas zgjidhjes sa statusit janë çështjet themelore për të cilat palët nuk po arrijnë marrëveshje. Ekpertët e zyrës së ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedimet për statusin, Marti Ahtisari, gjatë këtij muaji do të udhëtojnë vazhdimisht në Beograd dhe Prishtinë në përpjekje për të përafruar qëndrimet e palëve.
Kjo për faktin se në fund të këtij muaji është parashikuar të mbahet edhe një takim për decentralizimin, në mënzrë që të arrihet eventualisht një një marrëveshje ndërmjet palëve. Kjo në mënyrë që ndërmjetësi ndërkombëtar, Marti Ahtisari ta ketë më lehtë ta propozojë para KS-it, formulën për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës në fund të këtij iti.
Reklamë