1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhjetra-mijëra vetë protestojë kundër qeverisë në Moldavi

PP (rtr, dpa)7 Shtator 2015

Një skandal bankar miliardë dollarësh bëri të mbushet kupa në Moldavi. Vendi përjetoi demonstratën më të madhe të historisë së tij. Dhjetra-mijëra vetë u mblodhën përpara selisë së qeverisë.

https://p.dw.com/p/1GRzX
Fotografi: Reuters/V. Korchmar

Policia u shpreh për deri në 40.000 pjesëmarrës. Organizatorët e tubimit u shprehën për të paktën 100.000 vetë që u mblodhën përpara selisë së qeverisë në kryeqytetin Kishinau. Sipas këtij numërimi një ndër 40 moldavë ka dalë në rrugë për të protestuar kundër politikës së presidentit dhe qeverisë. Ish-republika sovjetike e Moldavisë, një vend kryesisht bujqësor që vuan nga varfëria, ka më pak se katër milionë banorë. Shumë prej tyre nuk duan të pajtohen më me kushtet e përkeqësuara të jetesës. Sidomos jo pasi nga sistemi financiar moldav u zhdukën një miliardë dollarë amerikanë.

"Na kthe miliardën"

Për këtë shkak shumë prej pjesëmarrësve thërrisnin "Na kthe miliardën". Një thirrje në adresë të presidentit Nikolae Timofi. Shuma është sa të paktën një e teta e fuqisë ekonomike të vendit. Përvetësimi i parave shkaktoi një rënie të monedhës kombëtare Leu, ngriti inflacionin dhe e uli edhe më tej standardin tashmë të ulët të jetesës së moldavëve. Skandali sjell në qendër të vëmendjes korrupsionin e përhapur dhe ndikimin e oligarkëve ultra të pasur. Ata kanë ndarë mes tyre sektorët më të rëndësishme ekonomikë të vendit.

Moldawien Massenproteste in Chisinau
Fotografi: Reuters/V. Korchmar

Protestuesit duan të vazhdojnë presionin

Zemërimi i shumicës së demonstruesve drejtohej kundër këtyre oligarkëve, por kritika pati edhe kundër qeverisë proevropiane të kryeministrit Valeriu Strelet që erdhi në pushtet në korrik. Demonstruesit kërkuan prej tij të japë dorëheqjen. Megjithatë, shumë demonstrues tundnin flamuj evropianë për të treguar se ata nuk janë kundër kursit evropian të qeverisë. Organizatorët kërcënuan se do të vazhdojë për aq kohë protestat masive derisa të përmbushen kërkesat e tyre. Kryeministri Strelet doli më në fund përpara ndërtesës së qeverisë dhe tha se do t'i shqyrtojë kërkesat e demonstruesve.