Dhjetëra të vdekur në një kishë në Kajro
14 Gusht 2022Sipas kishës kopte, dhjetëra persona kanë humbur jetën nga zjarri në kishën Abu Sefein. Kisha citon zyrtarët shëndetësorë kur tregon numrin e viktimave. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë tha se autoambulancat kanë dërguar në spital të paktën 55 të lënduar. Për shuarjen e flakëve janë dërguar të paktën 15 makina zjarrfikëse. Kisha ndodhet në lagjen e populluar dendur të klasës punëtore të Kajros në Imbaba.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zjarri shpërtheu kur rreth 5.000 besimtarë të krishterë u mblodhën për një shërbim të dielën. Zjarri shkaktoi një panik masiv, thanë dy përfaqësues të autoriteteve të sigurisë.
Nuk dihet sakt shkaku i zjarrit. Policia thotë se shkaku i zjarrit mund të jetë një pajisje elektrike, por hetimet po vazdojnë.
Presidenti Abdel Fattah el-Sissi foli me telefon me Papa koptin Tawadros II. Presidenti shprehu ngushëllimet e tij, bëri të ditur zyra presidenciale. Koptët përbëjnë rreth dhjetë përqind të popullsisë së Egjiptit.
bc/kle/haz (ape, rtre, afpe, dpa)