1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dialogu vazhdon

23 Shkurt 2012

Serbia refuzon kërkesën e Kosovës që në konferencat ndërkombëtare të prezantohet si në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera si "Republika e Kosovës".

https://p.dw.com/p/147uh
Kryetarja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri
Kryetarja e delegacionit të Kosovës, Edita TahiriFotografi: picture alliance/dpa

Në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuar nga BE, Beogradi e ka refuzuar kërkesën e Prishtinës për të qenë të barabartë. Propozimet e qeverisë së Kosovës në Bruksel për prezantimin e ardhshëm në konferencat ndërkombëtare janë jashtë çdo realiteti, tha presidenti serb Boris Tadiç këtë të mërkurë në Bruksel. Në këtë mënyrë vihet në pikëpyetje edhe statusi i Serbisë si kandidat për pranimin në BE.

Shteti më i ri evropian Kosova, kërkon në konferencat ndërkombëtare që të prezantohet si në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera si "Republika e Kosovës". Këtë e refuzon Serbia, sepse Kosovën e shkëputur para katër vjetësh dhe sot të pavarur e konsideron ende si pjesë të territorit të saj shtetëror. Beogradi ka kërkuar që emërtimi të jetë vetëm "Kosova" dhe një shtesë, që rajoni sipas vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1244) i takon ende zyrtarisht Serbisë.

Në Kosovë parti të koalicionit qeveritar dhe të opozitës kundërshtuan me forcë këtë formulim. Kjo do të thotë heqja dorë nga sovraniteti i fituar me vështirësi dhe kapitullim para Serbisë, njoftuan mediat të mërkurën në Prishtinë për këtë kritikë të politikanëve drejtues. Serbia i ka bojkotuar deri tani të gjitha takimet ndërkombëtare, ku ka marrë pjesë një përfaqësues i qeverisë së Kosovës.

Që në fillim të negociatave në Bruksel pas një ndërprerjeje disa mujore zëdhënësi i qeverisë serbe, Miliovoje Mihajlovic bëri të qartë të mërkurën. Prishtina nga pikëpamja e Beogradit mund të dalë në konferencat ndërkombëtare vetëm pa dëshmimin simbolik, apo të vërtetë të ndonje pavarësie, që nuk ekziston." Një kompromis në këtë çështje është një nga kushtet që Serbia të marrë statusin e kandidatit për pranim në BE: Kryetarët e shteteve të BE do të vendosin përsëri mbi këtë çështje me 1 mars, pasi ia refuzuan Beogradit këtë status në dhjetor.

Autor: dpa /av

Redaktoi: Aida Cama