1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dinamikë në zgjerimin e BE-së - Baerbock viziton Ballkanin

10 Mars 2022

Në hijen e luftës në Ukrainë, ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton vendet në Ballkanin Perëndimor. Një mision i veҫantë: Paqja në Bosnje është e brishtë dhe Rusia ka influencë.

https://p.dw.com/p/48Ji8
Außenministerin Annalena Baerbock mit Mitgliedern der Präsidentschaft von BiH
Fotografi: Presidency of BiH

E tani, po! "Bashkë dhe më intensivisht", duhet të punohet për perspektivën e antarësimit në BE të Bosnjes, theksoi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock të enjten pasdite (10.3.2022) pas bisedës me homologen boshnjake Bisera Turkovic. "Ne duam të jetojmë bashkë në shtëpinë europiane", formuloi Baerbock lidhur me dëshirën e ngrirë prej kohësh të Sarajevës për t'u bërë anëtare e familjes së BE-së.

Eshtë luftë në Ukrainë, që papritur i jep ritëm ҫështjes së zgjerimit të BE-së. Vendet e Ballkanit Perëndimor prej një kohe të gjatë ngushëllohen se u duhet ende të presin. E veҫanërisht kjo nddoh kështu për shtetin më të brishtë të rajonit, Bosnje dhe Hercegovinën.

Bosnien und Herzegowina | Annalena Baerbock in Sarajewo
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock me homologen boshnjake Bisera TurkovicFotografi: Thomas Imo/photothek/imago images

Papritur edhe serbët e Bosnjes të interesuar për antarësim në BE

Vendosmëria e re e Gjermanisë në politikën e jashtme duket se po tregon efektin. Pikërisht Milorad Dodik, anëtar i presiduimit tresh të shtetit dhe burri i fortë i "Republika Srpska" (RS), deklaroi pas takimit me Baerbock, se e ka pyetur atë për antarësimin boshnjak në BE. Konkretisht nëse mund të ketë "lehtësime".

Faktikisht Dodik deri tani ka punuar për shkëputjen e RS nga shteti boshnjak - me mbështetjen e hapur nga Moska dhe nga kryeqyteti i serbisë fqinjë, Beogradi. Në etapa drejtësia, ushtria, policia dhe autoritete fiskale duhet të shkëputen nga shteti i përbashkët i Bosnjes. Ai i hodhi poshtë në bisedë me Baerbock përpjekjet për secesion. "Ne nuk kemi plane të tilla", deklaroi Dodik.

"Ky vend i përket Europës"

Qysh përpara se të nisej për në Sarajevë ministrja e Jashtme dha sinjale të qarta në adresë të vendeve aspirante, por prej vitesh vendet e Balllkanit Perëndimor dëgjojnë premtime. "Ne duhet ta themi hapur, që këto vende vitet e fundit i kemi zhgënjyer dhe neglizhuar."

Këtë qendrim e shprehin prej kohësh edhe dy ish-përfaqësuesit e lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën, Valentin Inzko dhe Christian Schwarz-Schilling.

Të dy paralajmëron energjekisht nga rreziku i luftës dhe para pak ditësh në një deklaratë të përbashkët kërkuan antarësimin e menjëhershëm të Bosnjes dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE. Dhe: Serbisë, që ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, t'i hiqet statusi i vendit kandidat për në BE.

Më shumë se sa një simbol: Fillimisht Sarajeva e pastaj Beogradi

Stacioni i dytë i Baerbock është Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ku ajo pritet përpara se të vazhdojë turin për në Beograd. Radha e vizitave nuk është e rastësishme. Ministrja e Jashtme gjermane nga partia ekologjiste, e cila ka vetëm tre muaj në detyrë, e zgjodhi Sarajevën si stacionin e parë të misionit disa ditor dhe jo Beogradin. Kryeqyteti serb, normalisht është adresa e parë, kur është fjala për aktivitete diplomatiketë Gjermanisë dhe BE-së në rajon, ndërsa kësaj here ai është në fund të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Kjo është më shumë se sa simbolikë: Lufta në Ukrainë e ka shkundur edhe politikën gjermane për Ballkanin Perëndimor. Thyerja e tabusë nga Putin e ka bërë Gjermaniën të frikësohet edhe për paqen në Ballkan. Politika e jashtme e Berlinit do me sa duket të mos lejojë më të vazhdojë të influencohet kryesisht prej Beogradit.

"Jo perfekt, por e çmuar"

Bosnja luan një rol të veçantë në Ballkanin Perëndimor. Paqja atje ndonëse nuk është "perfekt", tah Baerbock, "ajo është e çmuar". faktikisht valët e konfliktit në Ukrainë kanë rezonancë kërcënuese edhe ndaj një rajoni, që ndonëse është europian, nuk është ende në BE. Agresioni që shumë as nuk e imagjnonin dot i Rusisë ngjall frikën, se konstrukti i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit mund të shpërbëhet nën hijen e politikës së Putinit.

Prishtina, Beogradi dhe çështja e Kosovës

Vizitat e Baerbock kryesisht në Bosnje dhe në Kosovë zhvillohen në një kontekst të drejtpërdrejtë me luftën në Ukrainë. Të dy këto vende janë në një pozitë të ngjashme me Ukrainën. Serbia ka lakmi të llojeve të ndryshme. Kosova, e banuar me shumicë shqiptare, është njohur nga shumë vende si shtet i pavarur, por Beogradi nuk do të heqë dorë tërësisht nga ish provinca autonome - dhe për këtë gjen mbështetje tek Moska.

Rëndësia që ka fituar parpitur juglindja europiane për qeverinë gjermane lexohet edhe tek një pozicion i ri i krijuar për këtë rajon në Berlin. Për herë të parë Ministria e Jashtme ka një të ngarkuar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Manuel Sarrazin nuk është ndonjë zyrtar i aparatit burokratik, por një njohës i mirë i këtij rajoni, i cili merr në kohën e dyhur detyrën e duhur, për të vendosur kontakte direkte mes këtyre vendeve dhe Ministrisë së Jashtme.

Christian Schmidt und Annalena Baerbock
I ngarkuai i posaҫëm për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin dhe ministrja e Jashtme gjermane Annalena BaerbockFotografi: Selma Boračić-Mršo

Në mbrëmje 10.03.2022 ministrja e Jashtme qendron në Prishtinë, ku takohet me presdienten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e KFOR-it. Të premten (11.03) Baerbock takohet me presidentin e Serbisë Alexandar Vuçiç në Beograd. Shumica e serbëve ortodoksë simpatizojnë vëllain e madh sllav në Moskë. Bombat e NATO-s ndaj Beogradit gjatë luftës së Kosovës 1999 e kanë forcuar edhe më shumë këtë aleancë historike dhe politike. Kësisoj ambicjet e Vuçiçit për në BE janë krejt të paqarta edhe për ekspertët. Objektivat e dyjëzuara - besnikëri ndaj Moskës dhe megjtihatë edhe në tryezën e madhe të BE-së - duken si një sparkatë  akrobatike. 

Përpara 24.02.2022, fillimit të invazionit rus në Ukrainë, vendet e Ballkanit Perëndimor kishin mbetur në sfond në politikën e jashtme gjermane për BE-në. "Çelësi i zgjidhjes" për rajonin është në Beograd, - një formulë kjo që përdorej rëndom - tashmë nuk ka vlerë.

Tani ҫelësin e ka në dorë Brukseli.