1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të plagosur pas një sulmi në një autobus linje në Lybek

20 Korrik 2018

Dhjetë të plagosur pas një atentati të një 34-vjeçari në Lybek. Dorasi ndërkohë u arrestua dhe prokuroria e Lybekut nuk e përjashton një sfond terrorist të kësaj vepre.

https://p.dw.com/p/31qTP
Messerattacke in Lübecker Linienbus
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Scholz

Sipas ministrit të Brendshëm të landit Shlesvig-Holshtajn, Hans-Joachim Grote, gjatë sulmit ndaj pasagjerëve të një autobusi në Lybek u plagosën dhjetë vetë. Gjashtë vetë u plagosën nga plagë të shkaktuara me thikë, tre në mënyra të tjera. Dorasi e qëlloi edhe shoferin e autobusit me grusht, tha Grote.

Gewalttat in Linienbus in Lübeck
Fotografi: picture-alliance/dpa/TNN

Sipas një raporti të dëshmitarëve okularë  autobusi i mbushur plot po shkonte në drejtim të Travemyndes kur një burrë nxori një thikë dhe sulmoi udhëtarët e tjerë. Shoferi e ndali menjëherë autobusin dhe hapi dyert në mënyrë që udhëtarët të mund të shpëtonin.

Pasagjerët arritën ta vinin nën kontroll sulmuesin         

Një patrullë e policisë rrugore pa se ç'po ndodhte dhe arriti ta arrestojë dorasin e dyshuar. Ai la në autobus një çantë shpine nga e cila po dilte tym. Policia arrita ta shuante lëndën djegëse menjëherë. Kryeprokurorja e Lybekut Ulla Hingst tha se në fund të fundit ishin udhëtarët që arritën ta vinin nën kontroll dorasin. "Asgjë nuk mund të përjashtohet, as një sfond terrorist," vijoi  Hingst.

Gewalttat in Linienbus in Lübeck
Fotografi: picture-alliance/dpa/TNN

Sipas të dhënave të prokurorisë kryerësi i veprës penale është një shtetas gjerman 34-vjeçar, që me sa duket është me origjinë një vend tjetër. Sipas gazetës "Lübecker Nachrichten" dorasi kishte deklaruar se ishte me origjinë nga Irani.