11 gra janë vrarë në vitet 2018-2021 në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e dhunës në familje. Deri në qershorin e këtij viti, 19 gra të dhunuara u bënë pjesë e strehëzave që u vijnë në ndihmë për t’u larguar nga dhuna. Që nga viti 2002 organizata ESE siguron ndihmë përmes Qendrës së Mbështetjes Ligjore dhe Psikologjike për viktimat e dhunës në familje.