Dy të vrarë dhe shumë të plagosur në Prishtinë
24 Shtator 2007Reklamë
Në një prej zonave më të frekuentuara të Prishtinës, në bulevardin Bill Klinton, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Policia kumtoi se janë vrarë të paktën dy përsona, ndërsa rreth 10 janë plagosur. Supozohet se fjala është për një sulm të organizuar, por deri tani nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me motivet e këtij shpërthimi. Nuk përjashtohet mundësia që shpërthimi të ketë sfond kriminal. Shpërthimi ka ndodhur pas orës dy të mëngjesit të sotëm. Zëdhënësi i policisë, Veton Elshani tha se deri tani nuk mund të thuhet asgjë
për sfondin e sulmit dhe lëndën shpërthyese që është përdorur.