1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Edhe liberalët e miratuan marrëveshjen e koalicionit

5 Dhjetor 2021

Pas socialdemokratëve edhe liberalët (FDP) e votuan marrëveshjen e koalicionit trepartiak. 92,2% e të deleguarve thanë po. Kurse Të Gjelbrit rezultatet e anketimit i bëjnë të ditura të hënën.

https://p.dw.com/p/43rfb
FDP Parteitag (Aufmacher)
Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Rezultati pritej: Të deleguarit e partisë liberale, FDP në një kongres të jashtëzakonshëm miratuan marrëveshjen e koalicionit tre partiak të dielën (05.12.) me 92,2% të votave. Kongresi u zhvillua me prezencë dhe online, në sallën e konferencës në Berlin ishin mbledhur vetëm krerët kryesorë të partisë, pjesa tjetër ishte në lidhje digjitale.

Kreu i liberalëve, Christian Lindner në fjalimin e tij kishte kërkuar votën për marrëveshjen e koalicionit. "Kjo është një marrëveshje koalicioni për një politikë të qendrës, ku ne zgjerojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin." Liberalët shohin në koalicionin e ardhshëm me SPD dhe Të Gjelbrit garantët për vazhdimin e kursit të qendrës. "Liberalët nuk duan një kthesë tek e majta në Gjermani, sepse ne ndërkohë kemi shumë politikë të majtë në vendin tonë", tha Lindner. Sipas FDP-së në marrëveshjen e koalicionit janë vendosur prioritete mes të tjerash edhe heqja dorë nga rritja e tatimeve dhe vendosja e tatimeve të reja, aprovimi për financa shtetërore solide, por ashtu edhe synimi i krijimit të shanseve përmes shkollimit të mëtejshëm.

FDP Parteitag
Christian Lindner, kreu i FDPFotografi: picture alliance/dpa

Wissing për neutralitet ndaj klimës

Ministri me gjasë i Transportit, Volker Wissing kërkon të përshpejtojë digjitalizimin dhe të angazhohet njëkohësisht për mbrojtjen e klimës. "Zgjerimi i kapaciteteve të internetit të shpejtë duhet të marrë fund dhe të mbyllen zonat pa internet", tha sekretari i përgjithshëm i FDP-së, Wissing. "Sa më shpejt aq më mirë." Wissung e quajti motorin me djegie në formën e tanishme një model që i ka kaluar afati.

Zgjedhja e kancelarit me gjasë të mërkurën

SPD miratoi të shtunën një kongres të sajin marrëveshjen e koalicionit me 98,8% të votave. Të Gjelbrit kanë organizuar anketimin tek anëtarët, dhe rezultatet bëhen të ditura të hënën. Nëse edhe Të Gjelbrit japin po-në e tyre për marrëveshjen, atëherë pritet që të mërkurën në Bundestag, si ishte planifikuar të zgjidhet kancelari i ri dhe pasuesi i Angela Merkelit. Christian Lindner pritet të bëhet, ministër i Financave, Annalena Baerbock e Të Gjelbërve ministre e Jashtme.

la/ag